Thirrje për personel akademik me kohë të pjesshme 2020-2021 | FAU UPT
Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës
Universiteti Politeknik i Tiranës

Author Archives: Gjergji Islami

FAU fton të gjithë kandidatët e kualifikuar e të motivuar t’i përgjigjen thirrjes për t’u bërë pjesë e përzgjedhjes për personelin akademik me kohë të pjesshme për Vitin Akademik 2020-2021.

Aplikimet janë të hapura prej datës 5 deri në 15 Tetor 2020.

Dokumentacioni i aplikimit dorëzohet në Departamentet përkatës.

Kriteret që duhet të përmbushin aplikantët, dokumentacioni që duhet të dorëzojnë dhe lista e lëndëve me vende vakante përcaktohen në Vendimi Nr. 44 date 01.10.2020 të Dekanatit, si dhe në Vendimet përkatëse të Departamenteve.

 

Studentet e viteve të katërta e të pesta të programit të studimit Master Shkencor në Arkitekturë-Profili Arkitekt, janë të ftuar të aplikojnë për të qenë pjesëmarrës në projektin e kërkimit PIER (Les Projets Industriels d’Entrepreneuriat et de Recherche 2019), i cili zhvillohet si bashkëpunim mes UPT (FAU) dhe ESTP-Paris (Ecole Speciale des Travaux Publiques, Paris).

Projekti zhvillohet jashtë kurrikulës mësimore dhe ka karakter ndër-disiplinor, duke tentuar të nxisë bashkëpunimin mes fushave te dizajnit dhe aplikimeve novatore teknologjike e inxhinierike. Ai parashikon ngritjen e një grupi te përberë me studentë të FAU-t dhe të ESTP-së te cilët do të angazhohen gjatë periudhës Mars-Maj në temat e sistemeve alternative të transportit e aplikimit të teknologjive inovative në site delikate. Nga FAU janë parashikuar 4 studentë pjesëmarrës.  

Gjetjet e projektit të përbashkët do të prezantohen prej studentëve në Ditën e Inovacionit në ESTP-Paris gjatë muajit maj 2019

 

Aplikantët duhet të dorëzojnë pranë sekretarisë së Departamentit të Arkitekturës:

 

·         Letër motivimi

·         Dokument mbi njohjen e gjuhës frënge

·         Liste notash 

 

Afati i dorëzimit të dokumenteve është data 04.02.2019

 

Departamenti i Arkitekturës

Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikes

Universiteti Politeknik i Tiranës

29 Aug 2017 - Renditja RAUNDI 1

RENDITJA E APLIKANTEVE NE RAUNDIN E PARE

Renditja e aplikanëtëve për programet e studimit ofruar nga FAU për vitin akademik 2017-2018 Raundi 1

Për kuotat dhe procedurat e pranimit dhe transferimit të studimeve në vitin akademik 2017 – 2018 klikoni më poshtë:

Kuotat, pranimet dhe transferimet (link)

Filloi përzgjedhja e studentëve të rinj në FAU. Këtë vit akademik kemi rreth 3750 aplikime nga maturantët për tre programet e studimit të ofruara për ta. Në raport me vitin e kaluar, programet e studimit në arkitekturë dhe urbanistikë kanë pasur një rritje të kërkesës me 105 aplikime, ndërsa dega e re Bachelor në Arkitekturë Interieri dhe Dizajn ka pasur mbi 900 aplikime.

Në vitin akademik 2017-18, në FAU do të pranohen 125 studentë në degën Arkitekturë, 70 në degën Urbanistikë dhe 35 në Arkitekturë Interieri dhe Dizajn. 

Për procedurat e pranimit dhe transferimit të studimeve në vitin akademik 2017 – 2018 referojuni udhëzimeve të mëposhtme:

Aplikimet dhe Regjistrimi: Udhëzimi 15 i MAS, Dt. 19.05.2017 (pdf)

Programet e dyta të studimit dhe Transferimet: Udhëzimi 18 i MAS, Dt. 16.08.2017 (pdf)

Kriteret e pranimit: Vendimi 1 i Senatit të UPT, Dt. 27.01.2017 (pdf)

Kuotat e pranimit në FAU: 

Cikli i parë:

  • Arkitekturë Interieri dhe Dizajn – Total 35 Kuota / Të rregullt 30 / P. i Dytë 1 / Troje 4

Programe studimi të integruara të ciklit të dytë:

  • Arkitekturë Profili Arkitekt – Total 125 Kuota / Të rregullt 105 / Transferime 3 / P. i Dytë 5 / Troje 8 / Të huaj 1 / Kategori të tjera 3
  • Arkitekturë Profili Urbanist – Total 70 Kuota / Të rregullt 55 / Transferime 3 / P. i Dytë 3 / Troje 6 / Kategori të tjera 3

Cikli i dytë:

  • Master Profesional në Restaurim Monumente Kulture – Total 50 Kuota / Të rregullt 10 / P. i Dytë 30 / Troje 8 / Të huaj 2

Cikli i tretë:

  • Studime doktorate (arkitekturë, urbanistikë, restaurim) – Total 12 Kuota / Të rregullt 10 / Troje 2

Gjithsej për vitin akademik 2017-2018

  • 210 studentë të rregullt
  • 6 transferime
  • 39 studentë në programe të dyta studimi
  • 28 studentë nga trojet shqiptare jashtë kufirit (Kosovë, Maqedoni, Mali i Zi, Preshevë, Bujanovc, Medvegjë)
  • 3 shtetas të huaj
  • 6 studentë që i përkasin kategorive të veçanta (aftësi të kufizuara, jetimë, romë dhe egjiptianë)

01 Aug 2017 - Orari i Provimeve

Shkarkoni në linkun e mëposhtëm orarin e provimeve për sesionin e vjeshtës 2016-2017 për programet e studimit Master i Shkencave në Arkitekturë, Profili Arkitekt dhe Urbanist:

Suksese!!!

UNDER PRESSURE – Facts of socialist architecture in Albania

poster small

Arkitektura e periudhës së komunizmit në Shqipëri vendoset për herë të parë nën fokusin e një audience ndërkombëtare, përmes ekspozitës “Under Pressure – Facts of socialist architecture in Albania”, e hapur në Venecia, Itali, prej 27 qershorit deri më 21 korrik 2017. Ekspozita është vazhdë e një pune kërkimore 3-vjeçare të Universitetit Politeknik të Tiranës që synon të hapë debatin rreth trysnisë dhe projektimit, ideologjisë dhe arkitekturës, në një nga realitetet me te izoluara komuniste në bote. Universiteti i Venecias, IUAV, ka mbështetur dhe mirëpritur ekspozitën, duke shfaqur interes e duke inkurajuar debatin mbi realitetin e panjohur të arkitekturës shqiptare.

Të pranishëm në ceremoninë e çeljes ishin Andrea Maliqari Rektor i Universitetit Politeknik të Tiranës dhe Alberto Ferlenga, Rektor i Universitetit të Venecias IUAV. Të dy rektorët e vlerësuan ekspozitën dhe e konsideruan atë si një hap përpara në forcimin e bashkëpunimit mes universiteteve përkatëse.

Ekspozita është një përpjekje për te portretizuar realitetin e Shqipërisë komuniste duke përdorur arkitekturën si mjet deshifrues. Ajo fton vizitorin të lexojë një rrëfim i cili nuk shfaqet as kronologjik dhe as i ndërtuar mbi fakte të renditura. Të zhvilluarit të një linje-narrativë, në thelb, do të ofronte një perspektivë personale të autorëve. Materiali i ekspozuar ka për qellim të neutralizojë çdo nivel të mundshëm para-interpretimi, duke e nxitur vizitorin në rrugëtimin e tij personal, në eksplorimin dhe perceptimin e një konteksti të panjohur.

Tema e përgjithshme e ekspozitës mbetet ilustrimi i formave të shumta të dialogut të vendosur mes arkitekturës dhe pushtetit, duke evidentuar një dikotomi, e cila pasqyrohet në procesin krijues të arkitektit. Duke kaluar në një nivel më kontekstual lind pyetja: Si u ndikua arkitektura në Shqipëri nga trysnia e kohës, e cila më së shumti modelohej nga propaganda dhe ideologjia komuniste? Përgjigjja vjen përmes një kolazhi episodesh që nxjerrin në dritë pjesëza realitetesh të deformuara, të përthyera apo të mbivendosura. Tetë etyde ilustrojnë mozaikun: Ideologjia dhe projektimi, Qasja dhe imazhi, Tipizimi, Parafabrikimi, Disidenca (?), Ateizmi, Forma Kombëtare dhe Arkitektura si mjet komunikimi.

Përmes këtyre etydeve tematike bëhet e lexueshme se si në mjaft raste arkitektura transformohet në një mjet që mundëson komunikimin mes pushtetit dhe qytetarit. Entitetet arkitektonike apo urbane kthehen ne skena mbi të cilat propaganda materializohet në formë apo hapësirë dhe ku ideologjia modelon vazhdimisht botëkuptimin artistik.

image4

IMG_0284

Një ekspozitë nga: Gjergji Islami, Denada Veizaj, Gjergj Thomai, Enrico Fontanari

Koncepti dhe dizajni grafik: Ana Pekmezi

Nën kujdesin e veçantë të: Andrea Maliqari, Rektor i Universitetit Politeknik të Tiranës

Mbështetur nga: IUAV, Universiteti i Venecias Universiteti Politeknik i Tiranës, Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës, Arkivi Qendror Teknik i Ndërtimit

Morën pjesë në ceremoninë e çeljes: Alberto Ferlenga, Rektor i IUAV; Andrea Maliqari, Rektor i UPT; Enrico Fontanari, IUAV; Gjergji Islami dhe Denada Veizaj, UPT; Gjergj Thomai drejtor i AQTN

IUAV web (link)

Facebook event (link)

Fletëpalosje (pdf)

Poster (pdf)

Ditari i publikimeve (pdf)

 

 

VENDIM I KOMISIONIT TË VLERËSIMIT TË APLIKIMEVE NË MASTERIN PROFESIONAL NË “RESTAURIM MONUMENTESH KULTURE”

Viti Akademik 2016-2017

Bazuar në udhëzimin Nr. 24/1, datë 12.10.2016, për disa shtesa dhe ndryshime në udhëzimin Nr. 13, datë 22.07.2016 “Për proçedurat e aplikimit dhe të regjistrimit në programet e Ciklit të Parë të Studimeve, në Programet e Studimeve me karakter Profesional, si dhe në Programet e Integruara të Studimeve të Ciklit të Dytë në Institucionet e Arsimit të Lartë, në vitin akademik 2016-2017”, të ndryshuar, gjithashtu bazuar në kuotat e miratuara të pranimit dhe në kriteret specifike të pranimit të studentëve në Programin e Studimit të Ciklit të Dytë Master Profesional në “Restaurim Monumentesh Kulture” për vitin akademik 2016-2017. Komisioni i Vlerësimit, pasi shqyrtoi dokumentacionin përkatës të secilit kandidat, vendosi te regjistroj kandidatet sipas listes:

vendim-komisioni-per-restaurim-monumente

 Regjistrimi i fituesve do të zhvillohet në sekretarinë e FAU deri në date 07.11.2016

Ceremonia e inagurimit do te zhvillohet diten e Hene date 07.11.2016 , ora 10.00 ne Korce.

Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës
Universiteti Politeknik i Tiranës
Rr. Muhamet Gjollesha, 54, Tiranë

tel/fax: +355.(0)4.2229045
info@fau.edu.al

Evolve Web Agency

Evolve Web Agency