NJOFTIM MBROJTJE DISERTACIONI | FAU UPT
Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës
Universiteti Politeknik i Tiranës
asdasdasd

Category Archives: Uncategorized


Ju njoftojmë se diten e merkure

date 16.03.2022 ora 11:00,
do te zhvillohet ne sallen Aula Magnia te FAU,


mbrojtja e disertacionit te Znj. Bardha Meka me teme:


“Ndikimi i konfiguracionit hapesinor ne performancen e Departamentit te Emergjences: Rast studimor Qendra Klinike Universitare e Kosoves”

udheheqes Prof. Dr. Violeta Nushi dhe Prof. Dr. Francesca Giofre

Juria e caktuar per mbrojtjen e ketij disertacioni eshte e paraqitur si me poshte:


1. Prof. Dr. Armand Vokshi Kryetar

2. Prof. Dr. Florian Nepravishta Anetar

3. Prof. Asoc. Dr. Denada Veizaj Anetar/Oponent

4. Prof. Dr. Naser Kabashi Anetar/ Oponent

5. Prof. Dr. Fevzi Berisha Anetar

Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoni Veriore, Mali i Zi dhe Holandë, me afërsisht 6’000 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me pakicë, industrinë minerare, sistemin bankar, turizmin, energjinë, logjistikën, etj. Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale. 

Balfin Real Estate & Hospitality është pjesë e Balfin Group dhe mbulon shërbime shitje & marketing në fushën e real estate dhe shërbime akomoduese në industrinë e turizmit duke ofruar në treg një ekspertizë të nivelit të lartë.

Pozicioni:               Koordinator Resorti  

Departamenti:           Hospitality  

Vendndodhja:            Palasë, Vlorë (Green Coast Resort & Residences) 

Dita Botërore e Pronësisë Intelektuale – 26 prill 2022

Në kuadër të bashkëpunimit të Universitetit Politeknik të Tiranës me Drejtorinë e Përgjithshme të Pronësisë Industriale ju njoftojmë se në kuadër të Ditës Botërore të Pronësisë Intelektuale, kjo drejtori organizon një konkurs kombëtar me studentë të Institucioneve të Arsimit të Lartë, me sloganin “Inovacioni për një të ardhme më të mirë”.

Këtë vit, tema e Ditës Botërore të Pronësisë Intelektuale 2022 fokusohet tek Pronësia Intelektuale dhe Rinia, që inovojnë për një të ardhme më të mirë.

Kjo është një mundësi që ju të shprehni talentin tuaj krijues në fusha të ndryshme të jetës sonë. Ky konkurs kërkon të nxisë studentët drejt punës kërkimore shkencore.

Ftohen të gjithë studentët e interesuar që për detaje të mëtejshme të klikojnë këtu.

Në kuadër të Marrëveshjes KA1 bilaterale, është hapur thirrja për aplikime për bursa, për stafin e Universitetit Politeknik të Tiranës, në Ondokuz Mayıs University.

Llojet e mobilitetit përfshijnë: Shkëmbimin e stafit për mësimdhënie ose trajnim (teaching or training).

Fusha e studimit/trajnimit:   Të gjitha degët

Kohëzgjatja e bursave: 5 ditë + 2 ditë udhëtim

Numri total i stafit për trajnim/mësimdhënie: 4

Dokumentat e nevojshme për aplikim për mësimdhënie, ose trajnim për stafin:

  • CV + lista e publikimeve (në gjuhën angleze);
  • Letër motivimi (në gjuhën angleze);
  • Kopje e Pasaportës;
  • Diploma e nivelit të fundit të studimeve;
  • Çertifikata e gjuhës së huaj (Niveli minimal i gjuhës angleze B2);
  • Aprovim nga përgjegjësi i njësisë bazë ku aplikanti bën pjesë, në lidhje me planin e mobilitetit dhe periudhën, të parashikuara për t’u kryer në universitetin pritës*;
  • Letra konfirmuese nga universiteti pritës**;
  • Dokumenti i Mobility Agreement (Staff Mobility for Teaching or Staff Mobility for Training) për stafin akademik në universitetin pritës***.

*Plani i mobilitetit për mësimdhënie (teaching), ose trajnim (training), si dhe periudha e propozuar e mobilitetit për stafin akademik, duhet të aprovohet/firmoset paraprakisht nga përgjegjësi i njësisë bazë ku aplikani bën pjesë.

**Kandidatët që do të aplikojnë për të qenë pjesë e mobiliteteve si staf akademik në universitetin pritës, paraprakisht duhet të kenë aprovimin nga universitetin pritës (Dekan/Titullar Departamenti ose program studimi/Profesor), për kryerjen e aktivitetit mësimdhënës ose research gjatë periudhës së mobilitetit. Ai/ajo do të duhet t’ju dërgojë një dokument paraprak aprovues, të cilin do të duhet ta bashkangjisni me dokumentet e tjera për aplikimin tuaj.

*** Mobility Agreement për Teaching (mësimdhënie) ose Training (trajnim) për stafin akademik është një dokument në të cilin duhet të specifikohet programi juaj i propozuar që do të kryeni gjatë periudhës së shkëmbimit, i cili është aprovuar paraprakisht nga përgjegjësi i njësisë bazë, sipas pikës më sipër. Kjo është formë standarde e Erasmus+ dhe firmoset nga aplikanti dhe personi përgjegjës për mobilitetet në Universitetin Politeknik të Tiranës, i cili është Zv.Rektori për Anën Shkencore dhe Marrëdhëniet me Jashtë.

Afati për aplikim, pranë Drejtorisë së Komunikimit dhe Koordinimit në UPT:

Deri më 18 Mars 2022

Për informacione shtesë në lidhje me procesin e aplikimit në UPT mund të kontaktoni në email: abeqo@upt.al ose rkodra@upt.al .

Kompania Saint Gobain Albania shpk. hap thirrjen për internship 1-vjecar me pagesë për studentët e ciklit të studimeve master në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit dhe në Fakultetin e Arkitekturës dhe Urbanistikës.

Saint-Gobain Construction Products Albania bën pjesë në grupin industrial, lider botëror në prodhimin e materialeve të ndërtimit, Saint-Gobain Group

Kandidatët e përzgjedhur nga praktika do të kenë mundësinë të njihen me Saint-Gobain, të studiojnë dhe të mësojnë të gjitha produktet dhe sistemet e kërkuara për çdo lloj ndërtese, të mësojnë nga ekipi i produktit dhe projektit, të mësojnë menaxhimin e projektit dhe mbikqyrjen e sitit, të ndërveprojnë me Architect studiot pjesë e portofolit, të ndërtojnë bazën e të dhënave elektronike BIM me dokumentacion teknik, të kryejnë vlerësime të kostos, të kuptojnë ciklin e prodhimit dhe tema të tjera të lidhura, duke investuar në rritjen tuaj akademike dhe profesionale. Lutemi të dërgoni CV tuaj në adresën: zyraekarrieres@upt.al

Dita Botërore e Pronësisë Intelektuale – 26 prill 2022

Në kuadër të bashkëpunimit të Universitetit Politeknik të Tiranës me Drejtorinë e Përgjithshme të Pronësisë Industriale ju njoftojmë se në kuadër të Ditës Botërore të Pronësisë Intelektuale, kjo drejtori organizon një konkurs kombëtar me studentë të Institucioneve të Arsimit të Lartë, me sloganin “Inovacioni për një të ardhme më të mirë”.

Këtë vit, tema e Ditës Botërore të Pronësisë Intelektuale 2022 fokusohet tek Pronësia Intelektuale dhe Rinia, që inovojnë për një të ardhme më të mirë.

Kjo është një mundësi që ju të shprehni talentin tuaj krijues në fusha të ndryshme të jetës sonë. Ky konkurs kërkon të nxisë studentët drejt punës kërkimore shkencore.

Ftohen të gjithë studentët e interesuar që për detaje të mëtejshme të klikojnë këtu.

Ditën e hënë, më 28/02/2022, në orën 11.00 do të zhvillohet ekspozita promovuese e botimit me titull 9 x 9 x 9, në sallën Aula Magna/FAU.
Ky botim është rezultat i proçesit kërkimor dhe didaktik të zhvilluar gjatë viteve 2015-2020, në lëndën Arkitekturë Interieri nga pedagogët D.Bleta, D.Qamo, J.Meksi, anëtarë të stafit akademik të Departamentit të Arkitekturës, në Fakultetin e Arkitekturës dhe Urbanistikës.

Hapet thirrja për pjesëmarrje në konkursin: ”Sfida e madhe detare” në fushën e teknologjisë së robotëve dhe sistemeve të tjera autonome, (Competition Spurs Robotics and AI Innovations for Maritime Challenges), që do të zhvillohet në Abu Dhabi, në vitin 2023.

Konkursi ka si qëllim rritjen e interesit teknologjik te kompanitë, institucionet, apo individët që në mjedise dinamike të pastrukturuara të punojnë robotë në mënyrë më autonome, duke ndërvepruar me njerëzit. Ky konkurs pritet të bëjë bashkë universitete, institucione kërkimore dhe novatorë individualë nga e gjithë bota, për të gjetur zgjidhje praktike për sfidat globale të sigurisë detare, peshkimit të paligjshëm, piraterisë, kontrabandës dhe trafikimit të qenieve njerëzore. Ky është eksperimenti i parë i këtij lloji dhe do të përfshijë një bashkëpunim heterogjen midis mjeteve ajrore pa pilot dhe mjeteve sipërfaqësore pa pilot, për të kryer detyra komplekse navigimi në një mjedis detar.

Informacion më të detajuar mbi konkursin e gjeni në link-un: https://www.dropbox.com/sh6o8c9xyqkngop8/AABAN&ThYkEJJYVqme9raDYa?dl=0

Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës
Universiteti Politeknik i Tiranës
Rr. Muhamet Gjollesha, 54, Tiranë

tel/fax: +355.(0)4.2229045
info@fau.edu.al

Evolve Web Agency

Evolve Web Agency