RENDITJA E KANDIDATËVE PËR TRANSFERIMET NË PROGRAMIN E STUDIMIT MSHA-PROFILI ARKITEKT PËR VITIN AKADEMIK 2023-2024

Transferimet 2023-2024_renditja ark

RENDITJA E KANDIDATËVE NGA TROJET (PRESHEVË, MALI I ZI) PËR PROGRAMIN E STUDIMIT MSHA – PROFILI ARKITEKT PËR VITIN AKADEMIK 2023-2024

RENDITJA_MALI I ZI
RENDITJA_PRESHEVE

DITA E ZHVILLIMIT TË KONKURSIT PËR KANDIDATËT NGA TROJET, TË HUAJ, TRANSFERIM STUDIMI, KANDIDATËT ME AFTËSI TË KUFIZUAR, ME STATUSIN E JETIMIT DHE KANDIDATËT ME PAKICË ROME DHE EGJIPTIANE

Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës zhvillon Konkursin e Pranimit në programet e studimit:

  • Master Shkencor në Arkitekturë  (profili Arkitekt) (5 vjet)
  • Master Shkencor në Arkitekturë  (profili Urbanist) (5 vjet)
  • Bachelor në Arkitekturë Interieri dhe Dizajn (3 vjet)

Konkursi i pranimit zhvillohet në datë 16 Shtator 2023, në ambjentet e FAU-t (godina e vjetër, kati i dytë).
Adresa: Rruga “Muhamet Gjollesha”, 54, Tiranë.

Pjesëmarrësit në konkurs, të cilët janë vetëm ata që paraprakisht kanë bërë rregjistrimin për konkurs, (lista bashkalidhur këtij njoftimi), duhet të paraqiten në orën 13:00 për të filluar procedurën e hyrjes për në sallën ku do të zhvillohet Konkursi. Koha e zhvillimit të testit është 2 (dy) orë nga momenti i hapjes së tezës.

Hyrja do të jetë ne rend alfabetik (sipas listës me emrat e të regjistruarve).
Ju lutem respektoni renditjen dhe kohën!

Pjesëmarrësit në Konkurs duhet të kënë më vete mjet identifikimi (Kartë Identiteti ose Pasaportë).

Pjesëmarrësit në Konkurs nuk duhet të kenë me vete telefon apo mjete të tjera elektronike.

Pjesëmarrësit në konkurs nuk kanë nevojë të marrin me vete asnjë  mjet për të shkruar.

Shënim:
Asnjë aplikant tjetër nuk do të lejohet të marrë pjesë në testin e pranimit nëse nuk është regjistruar më parë dhe nuk ka emrin në listë!

Lista e aplikanteve

MOMENTE NGA KONKURSI I PRANIMIT, FAU 2023

DOKUMENTACIONI I NEVOJSHËM PËR TRANSFERIM STUDIMESH, PROGRAM I II-TË STUDIMI, SHTETAS TË HUAJ DHE TROJET

Aplikimi për kandidatët transferues, program i dytë studimi, trojet, shtetas të huaj, do të kryhet në datat: 02.09.2023 – 13.09.2023.

Dokumentacioni që duhet të paraqesin kandidatët është si më poshtë:

Tranferim studimesh (datë 02.09.2023 – 13.09.2023)

  • Kërkesa drejtuar IAL-së për programin e studimit  ose formulari i aplikimit;
  • Planin e plotë të programit të studimit, përfshirë dhe syllabuset përkatëse;
  • Vërtetim të listës së notave dhe krediteve të fituara në çdo lëndë dhe detyrim të shlyer;
  • Fotokopje e noterizuar e dëftesës së pjëkurisë të shkollës së mesme;
  • Fotokopje të kartës së identitetit (ku të shënohet: nr. tel., e-maili, ID e Maturës Shtetërore);
  • Dy fotografi personale;
  • Kopje të mandat-pagesës;

Program i dytë studimi (datë 02.09.2023 – 13.09.2023)

  • Kërkesa drejtuar IAL-së për programin e studimit  ose formulari i aplikimit;
  • Kopje e noterizuar e diplomës së studimeve univeristare të kryera më parë, të shoqëruar me suplementin e diplomës;
  • Vërtetim të listës së notave dhe krediteve të fituara në çdo lëndë dhe detyrim të shlyer;
  • Fotokopje e noterizuar e dëftesës së pjëkurisë të shkollës së mesme;
  • Fotokopje të kartës së identitetit (ku të shënohet: nr. tel., e-maili, ID e Maturës Shtetërore);
  • Dy fotografi personale;
  • Kopje të mandat-pagesës;

Trojet (Kosovë, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Preshevë, Bujanovë, Medvegjë)_(datë 02.09.2022 – 13.09.2022)

  • Formulari i aplikimit;
  • Kopje të dokumentit te lëshuar nga QSHA-ja që vërteton se diploma e arsimit të mesëm është njohur, të shoqëruar me fotokopje të diplomës/dëftesës dhe listës së notave;
  • Në rast se kandidati ka përfunduar shkollën e mesme në Shqipëri, dorëzon kopje të noterizuar të dëftesës të Maturës Shtetërore;
  • Fotokopje të kartës së identitetit (ku të shënohet: nr. tel., e-mail, ID e Maturës Shtetërore);
  • Dy fotografi personale;
  • Kopje të mandat-pagesës;

Shtetas të huaj (datë 02.09.2023 – 13.09.2023)

  • Formulari i aplikimit;
  • Kopje të diplomës/dëftesës dhe listës së notave të njehsuar nga QSHA-ja;
  • Fotokopje të dokumentit të identifikimit;
  • Dëshminë e njohjes së gjuhës shqipe si dhe të gjuhëvë të tjëra të njohura nga kandidati;
  • Dy fotografi personale;
  • Kopje të mandat-pagesës;
  • Autorizimin për trajtimin e të dhënave personale;

NJOFTIM PËR APLIKANTËT NGA TROJET, ME AFTËSI TË KUFIZUAR, ME STATUSIN E JETIMIT DHE KANDIDATËT E MINORITETIT ROM DHE EGJIPTIAN

Të gjithë kandidatët nga Republika e Kosovës, Kandidatëve me origjinë shqiptare nga Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Presheva, Medvegjë dhe Bujanovci, kandidatët me aftësi të kufizuar, kandidatët me statusin e jetimit, si dhe kandidatët e minoritetit rom dhe egjiptian, të cilët kanë kryer proçesin e aplikimit në raundin e parë, do të ndjekin hapat si më poshtë:

  • Në datat 02 – 13 Shtator 2023, aplikimi për regjistrim për zhvillimin e konkursit.
  • Të gjithë aplikantët do t’i nënshtrohen testit të pranimit. Data e zhvillimit të testit të pranimit do të vendoset së shpejti.
  • Në datë 18 Shtator 2023, procesi i përzgjedhjes së kandidatëve fitues.
  • Kandidatët kanë të drejtën e ankimimit brenda 3 ditëve kalendarike nga dita e shpalljes së rezultateve.
  • Në datë 26 Shtator 2021, shpallen listat përfundimtare të kandidatëve fitues.
  • Në datat 26 Shtator – 03 Tetor 2023, zhvillohet regjistrimi i kandidatëve fitues.
  • Pas datës 04 Tetor 2023, për kuotat e paplotësuara, njoftohen kandidatët sipas listës së shpallur, të cilët nuk janë regjistruar në asnjë program studimi.
  • Brenda datës 10 Tetor 2023, përfundon regjistrimi për kandidatët fitues.

NJOFTIM PËR APLIKANTËT ME KOMBËSI TË HUAJ, TRANSFERIM STUDIMESH DHE PROGRAM I II-TË STUDIMI

Të gjithë aplikantët të cilët kanë kryer procesin e aplikimit në raundin e parë për:
– Transferim studimesh,
– Të huaj,
– Program i II-të studimi,
do të ndjekin hapat si më poshtë:

  • Në datat 02 – 13 Shtator 2023, kryhet aplikimi për regjistrim për zhvillimin e konkursit.
  • Në datën 15 Shator 2023, shpallen listat e kandidatëve që kanë aplikuar.
  • Të gjithë aplikantët do t’i nënshtrohen testit të pranimit. Data e zhvillimit të testit të pranimit do të vendoset së shpejti.
  • Në datë 21 Shtator 2023, komisioni shqyrton dhe vlerëson dosjet e aplikantëve.
  • Në datë 22 Shtator 2023, shpallen listat me renditjen e kandidatëve.
  • Kandidatët kanë të drejtën e ankimimit brenda 3 ditëve kalendarike nga dita e shpalljes së rezultateve.
  • Në datë 27 Shtator 2023, shpallen listat përfundimtare të kandidatëve fitues.
  • Në datat 07 Tetor – 11 Tetor 2023, zhvillohet regjistrimi i kandidatëve fitues.

LISTAT E PËRDITËSUARA TË KANDIDATËVE PAS FAZËS SË PARË TË ANKIMIMEVE

2023-FAU_ANKIMIM_ARKITEKTURE
2023-FAU_ANKIMIM_URBANISTIKE
2023-FAU_ANKIMIM_INTERIOR_DIZAJN

REGJISTRIMI NË FAKULTETIN E ARKITEKTURËS DHE URBANISTIKËS

Regjistrimi në Fakultetin e Arkitekturës dhe Urbanistikës për vitin akademik 2023-2024 për programet e studimit:

  • Master i shkencave në Arkitekturë, Profili Arkitekt (5 vjet)
  • Master i shkencave në Arkitekturë, Profili Urbanist (5 vjet)
  • Bachelor në Arkitekturë Interieri dhe Dizajn (3 vjet)

Te gjithë aplikantët të cilët kanë kryer procesin e aplikimit në raundin e parë dhe janë shpallur fitues, mund të kryejnë procesin e regjistrimit pranë sekretarisë mësimore në UPT.

Regjistrimi në U-Albania (7 faza 48-orëshe) 14 ditë, nga datat 29.08.2023 – 11.09.2023, ora 08:00 – 17:00.
Faza e parë: 29.08.2023 – 30.08.2023;
Faza e dytë: 31.08.2023 – 01.09.2023;
Faza e tretë: 02.09.2023 – 03.09.2023;
Faza e katërt: 04.09.2023 – 05.09.2023;
Faza e pestë: 06.09.2023 – 07.09.2023;
Faza e gjashtë: 08.09.2023 – 09.09.2023;
Faza e shtatë: 10.09.2023 – 11.09.2023;

Dokumentacioni i nevojshëm për regjistrim është si më poshtë:

• Diploma e Maturës Shtetërore së bashku me çertifikatën e notave të noterizuar.
• Fotokopje të kartës së identitetit (ku të shënohet nr. tel, adresa e-mail, ID e Maturës Shtetërore).
• Fotokopje të kartës së identitetit të babait.
• Dy fotografi personale.
• Kopje të mandat-pagesës (Shkarko dokumentat e mëposhtëm):
  – Tarife regjistrimi, Arkitekture
Tarife regjistrimi, Urbanistike
  – Tarife regjistrimi, Interior Dizajn

C’REGJISTRIMI NË FAKULTETIN E ARKITEKTURËS DHE URBANISTIKËS

Ç’regjistrimi në Fakultetin e Arkitekturës dhe Urbanistikës për vitin akademik 2023-2024 për programet e studimit:

  • Master i shkencave në Arkitekturë, Profili Arkitekt (5 vjet)
  • Master i shkencave në Arkitekturë, Profili Urbanist (5 vjet)
  • Bachelor në Arkitekturë Interieri dhe Dizajn (3 vjet)

Kandidati, pasi ka bërë regjistrimin me dokumentacion dhe ka nënshkruar, ka të drejtë të ç’regjistrohet në datat 12 – 13 Shtator, pranë sekretarisë mësimore në UPT, ora 08:00 – 17:00.

NJOFTIM MBI DATËN E ANKIMITIT PËR TESTIN E PRANIMIT

Kandidati ka të drejtën e ankimimit në datën 28 gusht 2023, ora 09:00 – 12:00, te zyrat e Dekanatit, pranë Fakultetit të Arkitekturës dhe Urbanistikës.
Adresa: Rr. “Muhamet Gjollesha”, Nr.54, Tiranë (Pranë zjarrfikëses).

RENDITJA PËRFUNDIMTARE E KANDIDATËVE PËR PROGRAMET E STUDIMIT NË FAU

Bashkelidhur gjeni renditjen përfundimtare të kandidatëve për programet e studimit

  • Master Shkencor në Arkitekturë – Profili Arkitekt
  • Master Shkencor në Arkitekturë – Profili Urbanist
  • Bachelor në Arkitekturë Interieri dhe Dizajn

për Vitin Akademik 2023-2024.

Kjo renditje vjen si rezultat i aplikimit të formulës së publikuar tek kriteret e pranimit me pikët e dala nga vlerësimi i testit dhe mesataret e kandidatëve.

2023-FAU_REZULTATE_ARKITEKTURE
2023-FAU_REZULTATE_URBANISTIKE
2023-FAU_REZULTATE_INTERIOR_DIZAJN

REZULTATET E KONKURSIT TË PRANIMIT

Të nderuar kandidatë,

Në pritje të të dhënave përfundimtare nga QSHA lidhur me mesataret e shkollës së mesme, bashkëngjitur gjeni:

– pyetjet e testit të sotëm
– çelësin e përgjigjeve të sakta
– pikët e marra në test sipas nr të ID së Maturantit.

Deri në renditjen përfundimtare, FAU ju uron suksese!

2023-FAU-Rezultate-Testi
PYETJET-TEZA
CELESI-TEZA

RREGULLAT QË DUHET TË RESPEKTOJNË KANDIDATËT GJATË KONKURSIT

Në sallën e testimit, kandidati qëndron në vendin që i caktohet. Ky vend është i pandryshueshëm gjatë gjithë testimit.

Mbi tavolinë kandidati vendos dokumentin e identitetit (kartë identiteti ose pasaportë). Në rast konstatimi të një personi të futur për një tjetër me dokumente identifikuese të testit, kandidati humbet përgjithmonë të drejtën për pranim në një nga degët që ofron FAU, Universiteti Politeknik i Tiranës.

Testimi është individual. Nuk lejohet asnjë komunikim mes njeri–tjetrit.

Pas dhënies së testit nuk lejohet asnjë sqarim lidhur me përmbajtjen ose me zgjidhjen e tij. Gjithçka të nevojshme kandidati do ta gjejë në test nëpërmjet formimit të pyetjeve të tij.

Përmbajtja e testit nuk duhet të kopjohet, fotografohet ose riprodhohet.

Në rast konstatimi të kopjimit, kandidati humbet përgjithmonë të drejtën për pranim në një nga degët e UPT.

Ndalohet kategorikisht të bëhen shënime ose shenja të çfarëdo natyre në fletën e përgjigjeve të testit (çelesin e pergjigjeve) ose mbi barkodin e sekretimit. Kur shënimi vlerësohet si shenjë dalluese, Komisioni i Vlerësimit e s’kualifikon testin.

Nuk lejohet kategorikisht përdorimi i telefonave celularë, mjeteve audio-vizuale, aparateve fotografike etj.

Pjesëmarrësit në konkurs nuk kanë nevojë të marrin me vete asnjë mjet për të shkruar apo vizatuar.

Aplikantët duhet të kenë me vete proçes-verbalin të cilin e kanë marrë te sekretaria e FAU ditën e regjistrimit.

Largimi nga testimi lejohet vetëm, pasi të jenë kryer proçeduat e verifikimit të kandidatit dhe sekretimi i dokumentacionit të tij.

Kandidati që përfundon testimin, detyrimisht duhet të dorëzojë testin me sekretimin bashkëngjitur dhe të nënshkruajë në një listë përkatëse.

Shkelja e rregullave të mësipërme, çon në s’kualifikimin e kandidatit.

Shënim:
Anjë aplikant tjetër nuk do të lejohet të marrë pjesë në testin e pranimit nëse nuk është regjistruar më parë dhe nuk ka emrin në listë: kliko këtu për të parë listën

NJOFTIM PËR DITËN E ZHVILLIMIT TË KONKURSIT TË PRANIMIT

Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës zhvillon Konkursin e Pranimit në programet e studimit:

  • Master Shkencor në Arkitekturë  (profili Arkitekt)
  • Master Shkencor në Arkitekturë  (profili Urbanist)
  • Bachelor në Arkitekturë  Interieri e Dizajn

Konkursi i pranimit zhvillohet në datën 23 Gusht 2023 në sallën e Pallatit të Kongreseve, Tiranë.

Pjesëmarrësit në konkurs, të cilët janë vetëm ata që paraprakisht kanë bërë rregjistrimin për konkurs, (lista bashkalidhur këtij njoftimi)  duhet të paraqiten në orën 10.00  për të filluar procedurën e hyrjes për në sallën ku do të zhvillohet Konkursi. Koha e zhvillimit të testit është 2 (dy) orë nga momenti i hapjes së tezës.

Hyrja do të jetë në rend alfabetik (sipas listës me emrant e të regjistruarve).
Ju lutem respektoni renditjen dhe kohën!

Pjesëmarrësit në Konkurs duhet të kënë më vete mjet identifikimi (Kartë Identiteti ose Pasaportë).

Pjesëmarrësit në Konkurs nuk duhet të kenë me vete telefon apo mjete të tjera elektronike.

Pjesëmarrësit në konkurs nuk kanë nevojë të marrin me vete asnjë  mjet për të shkruar.

Shënim:

Asnjë aplikant tjetër nuk do të lejohet të marri pjesë në testin e pranimit nëse nuk është regjistruar më parë dhe nuk ka emrin në listë: kliko këtu

STUDENTËT E REGJISTRUAR PËR KONKURSIN E PRANIMIT, VITI AKADEMIK 2023-2024

FAU, te regjistruarit per konkursin e pranimit, 2023-2024

KUOTAT E PRANIMIT PËR PROGRAMET E STUDIMIT NË FAU, VITI AKADEMIK 2023-2024

Kuotat-e-pranimit-per-programet-e-studimit-FAU-viti-akademik-2023-2024

LISTA E MATURANTËVE TË CILËT KANË APLIKUAR PËR PROGRAMET E STUDIMIT TË OFRUARA NGA FAU

Aplikantet, profili Arkitekt
Aplikantet, profili Urbanist
Aplikantet, Arkitekture Interieri dhe Dizajn

KUJTESË!
REGJISTRIMI PËR TESTIN E PRANIMIT, VITI AKADEMIK 2023-2024, 7-11 Gusht, ORA 08:00 – 16:00

REGJISTRIMI PËR TESTIN E PRANIMIT, VITI AKADEMIK 2023-2024, do të kryhet në datat 7-11 GUSHT, ORA 08:00 – 16:00, pranë zyrës së sekretarisë mësimore të FAU-t në godinën e FTI, UPT.

Sikurse kemi njoftuar më parë, konkursi i pranimit në Fakultetin e Arkitekturës dhe Urbanistikës, për vitin akademik 2023-2024 do të zhvillohet në datën 23 Gusht 2023, në sallën e Pallatit të Kongreseve, Tiranë.

Dokumentacioni që kërkohet për regjistrim në testin e pranimit:

  1. Fotokopje e kartës së identitetit (ku të shënohet atësia, nr. telefoni dhe adresa e-mail).
  2. Kopje e noterizuar e diplomës dhe dëftesës të shkollës së mesme.
  3. Dy fotografi personale.
  4. Mandati i pagesës.
    Shkarko mandatin te link-u: https://old.fau.edu.al/tarifa-e-konkursit-viti-akademik-2023-2024/
    ose file-in: Mandat Pagesa

Kanë të drejtë të regjistrohen në konkursin e pranimit vetëm kandidatët sipas listës së dërguar nga portali U-Albania (https://old.fau.edu.al/lista-e-maturanteve-te-cilet-kane-zgjedhur-programet-e-studimit-te-ofruara-nga-fau/).

Theksojmë që ky test do të jetë një i vetëm për të tre programet e studimit.
Shembull teze sipas viteve: https://old.fau.edu.al/informacion-mbi-testin-e-pranimit/

Në portalin U-Albania ju mund të listoni 1, 2 apo të 3 programet e studimit. Dokumentacioni për regjistrim në testin e pranimit, i kërkuar më sipër do të jetë një i vetëm për të tre programet e studimit.
Theksojmë se, për të gjitha fazat/raundet e regjistrimit aplikanti duhet të ketë kryer testin e pranimit i cili do të zhvillohet vetëm një herë. Çdo aplikant i paregjistruar për testin e pranimit (konkursin) edhe pse ka përzgjedhur një nga programet e studimit si një nga 10 preferencat e tij, nuk do të ketë më të drejtën të konkurojë për tre programet e studimit që ofrohen nga FAU.

Programet e studimit në FAU për të cilat do të zhvillohet konkursi janë:

  • Master Shkencor në Arkitekturë, Profili Arkitekt (5 vite, me kohë të plotë).
  • Master Shkencor në Arkitekturë, Profili Urbanist (5 vite, me kohë të plotë).
  • Bachelor në Arkitekturë Interieri dhe Dizajn (3 vite, me kohë të plotë).

Ju lutem ndiqni faqen tonë web https://old.fau.edu.al/ dhe rrjetet sociale për cdo njoftim të ri.

Suksese,
FAU

INFORMACION MBI TESTIN E PRANIMIT, VITI AKADEMIK 2023-2024

data e testit dhe regjistrimi 
udhezime per testin ne FAU_2023-2024

URDHËRI I PËRBASHKËT NR.10, DATË 10.07.2023 PËR MIRATIMIN E KALENDARIT PËR PROCEDURAT E APLIKIMIT DHE TË REGJISTRIMIT NË INSTITUCIONET E ARSIMIT TË LARTË, VITI AKADEMIK 2023-2024

Urdher i perbashket RASH dhe QSHA nr 10 date 10072023, per miratimin e kalendarit 2023-2024

UDHËZIMI NR.12, DATË 30.06.2023, “PËR PROCEDURAT E APLIKIMIT DHE REGJISTRIMIT NË INSTITUCIONET E ARSIMIT TË LARTË

Udhezim-Nr.12-date-30.6.2023-Per-procedurat-e-aplikimit-dhe-te-regjistrimit-ne-institucionet-e-arsimit-te-larte

KUOTAT E PRANIMIT, VITI AKADEMIK 2023 – 2024

Kuotat e pranimit per programet e studimit te ciklit te pare, programet e integruara te studimit te ciklit te dyte dhe programet e studimit te ciklit te dyte

KRITERET E PRANIMIT NË PROGRAMET E STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË DHE PROGRAMET E INTEGRUARA TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË, TË OFRUARA NGA FAKULTETET E UPT-së, PËR VITIN AKADEMIK 2023-2024

Kriteret-pranimit-per-cikli-I-23-24