daci

Është diplomuar në Arkitekturë në FIN, pranë UPT, në vitin 1991.
Ka patur një eksperiencë didaktike dhe projektuese, disavjeçare në Itali.
Që nga viti 2003, është përfshirë në proçesin e mësimdhënies në programin e integruar të studimit të ciklit të dytë në Arkitekturë dhe Urbanistikë, në FAU dhe mbulon programin mësimor për lëndën Restaurimi i Monumenteve të Kulturës.
Ka kryer studimet pasuniversitare për përditësimin e arritjeve shkencore dhe operacionale për mbrojtjen e vlerave kulturore dhe ka fituar titullin Master i Nivelit të Dyte në “Rilevimin dhe dokumentimin arkitektonik, restaurimin arkitektonik”.
Ka zhvilluar aktivitetin e saj kërkimor-shkencor, në fushën e evidentimit, ruajtjes dhe restaurimit të vlerave historike, artistike e kulturore dhe po punon për tezën e Doktoraturës.
Ka qenë pjesë e stafit pedagogjik në projektin “Reabilitimi i Pazarit te Korçës”,  në kuadrin e projekteve ndërkombëtare dhe kërkimeve shkencore, organizuar nga ESTP dhe UPT, gjatë vitit akademik 2012-2013.

Kontakt: entela.daci@fau.edu.al

Mësimdhënia:

  • Teori Arkitekture dhe Urbanistike
  • Restaurimi i monumenteve te kultures