Në kuadër të programit Erasmus + dhe marrëveshjes bilaterale KA1, është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për studentët dhe stafin akademik të FAU, Universitetit Politeknik të Tiranës në Universitetin e Barit në Itali.
Llojet e mobilitetit përfshijnë:
- Shkëmbimin e studentëve Program i Integruar MSc.
- Shkëmbimin e studentëve të doktoratës
- Shkëmbimin e stafit akademik për mësimdhënie
Nivelet e mobilitetit për studentët:
- Studentë të Programit të Integruar MSc. Arkitekturë/Urbanistikë
- Doktorantë (studentët duhet të jenë të regjistruar në një program studimi Doktorate në FAU, Universitetin Politeknik të Tiranës).
Kohëzgjatja e bursave:
- 2 Mobilitete të studentëve – 10 muaj (750 Euro / muaj + udhëtimi)
- 6 Mobilitete të studentëve të Doktoratës – 3 muaj (750 Euro / muaj + udhëtimi)
- 2 Mobilitete mësimdhënie stafi – 7 ditë (5 ditë për mobilitet + 2 ditë për udhëtime)
Fushat e studimit:
Arkitekturë/Urbanistikë
Dokumentet e nevojshme për aplikim për studentët:
- Formulari i aplikimit + CV
- Foto personale;
- Kopje e Pasaportës;
- Vërtetim studenti (në gjuhën angleze i lëshuar nga FAU që konfirmon nivelin tuaj dhe vitin e studimit gjatë këtij viti akademik);
- Listë notash (të përkthyera në gjuhën angleze);
- Letër Motivimi;
- Certifikatë e gjuhës së huaj (Italisht/Anglisht);
- Letra konfirmuese nga profesori pritës i Universitetit të Barit
- Plani i studimit dhe periudha e mobilitetit në Universitetin pritës, miratuar nga përgjegjësi për programin e studimit;
Afati i aplikimit për studentët e doktoratës: deri në Datën 01.10.2018
Dokumentet e nevojshme për aplikim për studentët e Doktoratës:
- Formulari i aplikimit CV+Lista e publikimeve (në gjuhën angleze);
- Foto personale;
- Kopje e Pasaportës;
- Vërtetim studenti (në gjuhën angleze i lëshuar nga fakulteti juaj që konfirmon nivelin tuaj dhe vitin e studimit gjatë këtij viti akademik);
- Diplomë Master;
- Listë notash të masterit (të përkthyera në gjuhën angleze);
- Letër Motivimi;
- Certifikatë e gjuhës së huaj (Italisht/Anglisht);
- Letra konfirmuese nga profesori pritës i Universitetit të Barit
- Plani i aktivitetit shkencor të doktorantit dhe periudha e mobilitetit në Universitetin pritës, miratuar nga udhëheqësi shkencor në UPT, dhe përgjegjësi i njësisë bazë, përgjegjës për programin e studimit;
Afati i aplikimit për studentët e doktoratës: deri në Datën 15.10.2018
Dokumentet e nevojshme për aplikim për mësimdhënie për stafin akademik:
- Formulari i aplikimit
- CV+ lista e publikimeve (në gjuhën angleze);
- Kopje e Pasaportës;
- Një letër motivimi(në gjuhën angleze)
- Diploma e nivelit të fundit të studimeve.
- Certifikata e gjuhës së huaj(Niveli minimal i gjuhës angleze B2)
- Vërtetim pune;
- Aprovim nga Përgjegjësi i njësisë bazë ku aplikanti bën pjesë, në lidhje me planin e mobilitetit dhe periudhën, të parashikuara për tu kryer në Universitetin pritës*;
- Letra e konfirmimit nga Universiteti pritës;
- Dokumenti i Mobility Agreement (“Staff Mobility for Teaching” or Staff Mobility for Training”) për stafin akademik në Universitetin pritës;
Afati i aplikimit deri në Datën 15.10.2018
Për të shkarkuar formatin e “Mobility Agreement”klikoni si më poshtë:
http://www.unitir.edu.al/images/Bursat/Teaching_Mobility_Plan.pdf
http://www.unitir.edu.al/images/Bursat/Training_Mobility_Plan.pdf studenteveBashkengjitur gjeni Learnin Agreement (per aplikim staffi), Aplicatiom Form (per aplikim studentesh dhe Fact Sheet per Universitetin e Barit.
INCOMING 18-19 – Learning Agreement SMS (Staff)
INCOMING 18-19 APPLICATION FORM (Students)