TEZA E KONKURSIT FAU, VITI 2021-2022
Teza-e-Konkursit_FAU_2021-2022
INFORMACION MBI TESTIN E PRANIMIT ( KONKURSI I PRANIMIT, VITI 2021-2022 )
KONKURSI I PRANIMIT NË FAKULTETIN E ARKITEKTURËS DHE URBANISTIKËS
Konkursi i Pranimit për të gjitha programet e studimit të ofruara nga Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës do të zhvillohet më datën 26 Gusht 2021.
Programet e studimit në FAU për të cilat do të zhvillohet konkursi janë:
- Master Shkencor në Arkitekturë, Profili Arkitekt (5 vite, me kohë të plotë)
- Master Shkencor në Arkitekturë, Profili Urbanist (5 vite, me kohë të plotë)
- Bachelor në Arkitekturë Interieri dhe Dizajn (3 vite, me kohë të plotë)
Regjistrimi i konkurrentëve për në konkursin e pranimit në të gjitha programet e studimeve të ofruara në FAU do të bëhet pranë Sekretarisë Mësimore duke nisur nga data 9-12 Gusht 2021, nga ora 08:00-16:00. Regjistrimi në konkurs është pa pagesë. Kanë të drejtë të regjistrohen për në konkurset e pranimit vetëm kandidatët sipas listës së dërguar nga portali U-Albania.
Dokumentacioni për t’u regjistruar në konkurset e pranimit është:
1- Fotokopje e kartës së identitetit ose pasaportës
2- Kopje e noterizuar e Diplomës dhe Dëftesës së shkollës së mesme.
Shënim:
Regjistrimi pranë Sekretarisë Mësimore bëhet nga vetë konkurenti ose nga një person i autorizuar prej tij/saj, me prokurë të posaçme.
Adresa:
Fakulteti i Arkitektures dhe Urbanistikes
Rr. Muhamet Gjollesha, 54, Tiranë
Në vijim do të informoheni për orën dhe vendin ku do të zhvillohet konkursi.
Theksojmë se edhe konkurentët e raundeve të tjera duhet patjetër ti nënshtrohen konkursit të datës 26 Gusht 2021.
Për konkurentët nga trojet regjistrimi në konkurs do të zhvillohet nga data 02-13 Shtator 2021 dhe data e konkursit do të jetë 16 Shtator 2021 sipas kalendarit.
Për shtetasit e huaj dhe transferimet regjistrimi për aplikimet do të zhvillohet nga data 02-13 Shtator 2021.
Shiko:
Kriteret e pranimit
Urdher_Data-e-Konkursit-te-pranimit_2021-2022
Urdhrit-Nr.-6_date-25.06.2021
Shembull-teze_viti-2019
kuotat-e-pranimit-per-vitin-akademik-2021-2022
NJOFTIM MBI ZHVILLIMIN E KONKURSIT NË FAKULTETIN E ARKITEKTURËS DHE URBANISTIKËS
Fakulteti i Arkitekturës e Urbanistikës zhvillon Konkursin e Pranimit në programet e studimit:
- Master Shkencor në Arkitekturë (profili Arkitekt)
- Master Shkencor në Arkitekturë (profili Urbanist)
- Bachelor në Arkitekturë Interieri e Dizajn
Konkursi i pranimit zhvillohet në datën 26 Gusht 2021 në sallën e Pallatit të Kongreseve, Tiranë.
Pjesëmarrësit në konkurs, ata që paraprakisht kanë bërë rregjistrimin për konkurs, (lista bashkalidhur këtij njoftimi), duhet të paraqiten në ora 10.00 për të filluar procedurën e hyrjes për në sallën ku do të zhvillohet Konkursi.
Pjesëmarrësit në Konkurs duhet të kënë më vete mjet identifikimi (Kartë Identiteti ose Pasaportë)
Pjesëmarrësit në Konkurs nuk duhet të kenë me vete telefon apo mjete të tjera elektronike.
Pjesëmarrësit në Konkurs duhet të jenë të pajisur me maskë, në respekt të rregullave AntiCovid.
Pjesëmarrësit në konkurs nuk kanë nevojë të marrin me vete, asnjë mjet për të shkruar.
FAU_te-regjistruari-per-konkursin_2021-2022
NJOFTIM MBI RREGULLAT QË DUHET TË RESPEKTOJNË KANDITATËT GJATË KONKURSIT
Gjatë zhvillimit të testit kandidati duhet të respektojë rigorozisht këto rregulla :
- Në sallën e testimit, kandidati qëndron ne vendin që i caktohet. Ky vend është i pandryshueshëm gjatë gjithë testimit. Mbi tavolinë kandidati vendos dokumentin e identitetit (kartë identiteti ose pasaportë për jashtë shtetit).
- Në rast konstatimi të një personi të futur për një tjetër me dokumente identifikuese të testit, kandidati humbet përgjithmonë të drejtën për pranimi në një nga degët që ofron FAU, Universiteti Politeknik i Tiranës.
- Testimi është individual. Nuk lejohet asnjë komunikim mes njeri–tjetrit.
- Pas dhënies së testit nuk lejohet asnjë sqarim lidhur me përmbajtjen ose me zgjidhjen e tij. Gjithçka të nevojshme kandidati do ta gjejë në test nëpërmjet formimit të pyetjeve të tij. Përmbajtja e testit nuk duhet të kopjohet, fotografohet ose riprodhohet.
- Ndalohet kategorikisht të bëhen shënime ose shenja të çfarëdo natyre në fletën e përgjigjeve të testit (çelesin e pergjigjeve) ose mbi barkodin e sekretimit. Kur shënimi vlerësohet si shenjë dalluese, Komisioni i Vlerësimit e s’kualifikon testin.
- Nuk lejohet kategorikisht përdorimi i telefonave celularë, mjeteve audio-vizuale, aparateve fotografike etj.
- Largimi nga testimi lejohet vetëm, pasi të jenë kryer proçeduat e verifikimit të kandidatit dhe sekretimi i dokumentacionit të tij.
- Kandidati që përfundon testimin detyrimisht duhet të dorëzojë testin me sekretimin bashkëngjitur dhe të nënshkruajë në një listë përkatëse.
- Shkelja e rregullave të mësipërme, çon në s’kualifikimin e kandidatit.
APLIKIMET NË FAU PËR TRANSFERIM STUDIMESH, PROGRAM I DYTË STUDIMI, TROJET, KANDITATËT ME STATUS TË VECANTË DHE SHTATAS TË HUAJ
Aplikimi për kandidatët për Transferim Studimesh, Program i Dytë Studimi, Trojet, Shtetas të huaj do të kryhet pranë sekretarisë mësimore në datat:
02.09.2021 – 13.09.2021
Dokumentacioni që duhet të paraqesin kandidatët është si më poshtë:
Tranferim studimesh (datë 02.09.2021 – 13.09.2021)
- Kërkesa drejtuar IAL-së për programin e studimit ose formulari i aplikimit
- Planin e plotë të programit të studimit përfshirë dhe syllabuset përkatëse
- Vërtetim të listës së notave dhe krediteve të fituara në çdo lëndë dhe detyrim të shlyer
- Fotokopje e noterizuar e dëftesës së pjëkurisë të shkollës së mesme
- Fotokopje të dokumentit të identifikimit
- Dy fotografi personale
- Kopje të mandat-pagesës
Program i dytë studimi (datë 02.09.2021 – 13.09.2021)
- Kërkesa drejtuar IAL-së për programin e studimit ose formulari i aplikimit
- Kopje e noterizuar e diplomës së studimeve univeristare të kryera më parë të shoqëruar me suplementin e diplomës
- Vërtetim të listës së notave dhe krediteve të fituara në çdo lëndë dhe detyrim të shlyer
- Fotokopje e noterizuar e dëftesës së pjëkurisë të shkollës së mesme
- Fotokopje të dokumentit të identifikimit
- Dy fotografi personale
Trojet(Kosovë, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Preshevë, Bujanovë, Medvegjë) (datë 02.09.2021 – 13.09.2021)
- Formulari i aplikimit
- Kopje të dokumentit te lëshuar nga QSHA-ja që vërteton se diploma e arsimit të mesëm është njohur, të shoqëruar me fotokopje të diplomës/dëftesës dhe listës së notave
- Në rast se kandidati ka përfunduar shkollën e mesme në Shqipëri , dorëzon kopje të noterizuar të Maturës Shtetërore
- Dokument identifikimi
- Dy fotografi personale
- Kopje të mandat-pagesës
- Konkursi i pranimit për këto Kandidatë do të zhvillohet më datë 16.09.2021. Në ditët në vijim do të njoftoheni për vendin dhe orën e zhvillimit të konkursit.
Shtetas të huaj(datë 02.09.2021 – 13.09.2021)
- Formulari i aplikimit
- Kopje të diplomës/dëftesës dhe listës së notave të njehsuar nga QSHA-ja
- Fotokopje të dokumentit të identifikimit
- Dëshminë e njohjes së gjuhës shqipe si dhe të gjuhëvë të tjëra të njohura nga kandidati
- Dy fotografi personale
- Kopje të mandat-pagesës
- Autorizimin për trajtimin e të dhënave personale
NJOFTIM MBI ZHVILLIMIN E KONKURSIT NË FAU PËR TRANSFERIM STUDIMESH, PROGRAM I DYTË STUDIMI, TROJET, SHTETAS TË HUAJ
NJOFTIM MBI ZHVILLIMIN E KONKURSIT NË FAKULTETIN E ARKITEKTURËS DHE URBANISTIKËS (FAU)
Për kandidatët që kanë aplikuar për:
– Transferim studimesh
– Program i dytë studimi
– Trojet (Kosovë, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Preshevë, Bujanovë, Medvegjë)
– Shtetas të huaj
në programet e studimit:
• Master Shkencor në Arkitekturë (profili Arkitekt)
• Master Shkencor në Arkitekturë (profili Urbanist)
• Bachelor në Arkitekturë Interieri e Dizajn
Konkursi i pranimit zhvillohet në datën 16 Shtator 2021 në sallën Aula Magna, FAU, Tiranë.
Pjesëmarrësit në konkurs, ata që paraprakisht kanë bërë rregjistrimin për konkurs, duhet të paraqiten ora 11:00 për të filluar procedurën e hyrjes për në sallën ku do të zhvillohet Konkursi.
Pjesëmarrësit në Konkurs duhet të kënë më vete mjet identifikimi (Kartë Identiteti ose Pasaportë)
Pjesëmarrësit në Konkurs nuk duhet të kenë me vete telefon apo mjete të tjera elektronike.
Pjesëmarrësit në Konkurs duhet të jenë të pajisur me maskë, në respekt të rregullave AntiCovid.
Pjesëmarrësit në konkurs nuk kanë nevojë të marrin me vete, asnjë mjet për të shkruar.
Aplikimet_troje-2021-2022
Aplikimet_transferim-studimesh-2021-2022
Aplikimet_program-i-II-te-studimi-2021-2022