04 Nov 2023 - Orari mësimor, semestri I, java VI, viti 2023-2024
Gjeni më poshtë orarin mësimor, semestri I, java VI, viti 2023-2024:
Në kuadër të programit Erasmus + dhe marrëveshjes KA1 bilaterale, hapet thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për studentët dhe stafin e Universitetit Politeknik të Tiranës, në Universidade da Coruña (UDC).
Informacionin në lidhje me dokumentacionin, mënyrën e aplikimit dhe afatet kohore e gjeni më poshtë:
Afati i dorëzimit të dokumentacionit është 10 nëntor 2023, ora 12.00.
Në kuadër të Marrëveshjes KA1 bilaterale, të Programit Erasmus +, është shtyrë thirrja për aplikime për bursa për mobilitete, për studentët e Universitetit Politeknik të Tiranës, Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës, në Istanbul Technical University.
Informacionin në lidhje me dokumentacionin dhe afatet kohore e gjeni më poshtë:
Afati i fundit i aplikimit është 6 Nëntor 2023, ora 12:00.
Në kuadër bashkëpunimit midis Universitetit Politeknik të Tiranës dhe Politecnico di Torino, publikohet thirrja për mobilitete për staf të Universitetit Politeknik të Tiranës, në Politecnico di Torino, për pjesëmarrje në javën ndërkombëtare të trajnimit të stafit, në Torino, në datat 27-31 maj 2024.
Informacionin në lidhje me kriteret për aplikim, mënyrën e aplikimit, dokumentacionin dhe afatet kohore e gjeni në dokumentin e mëposhtëm:
Afati i fundit i aplikimit është 10 Nëntor 2023, ora 12:00.
Tiranë, më 30.10.2023
NJOFTIM PUBLIK
Në datën 27.10.2023, gjatë transmetimit të një emisioni investigativ, janë konstatuar informacione të pasakta në lidhje me aplikimin e një kandidateje në Programin e Ciklit të Dytë të Studimit, Master Profesional RESTAURIM MONUMENTESH KULTURE (MPRMK), pranë FAU.
Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës, UPT, sqaron opinionin publik se kriteret e pranimit të kandidatëve në Programin e Ciklit të Dytë të Studimit MPRMK për vitin akademik 2023- 2024 janë përcaktuar në Vendimin nr. 1 datë 25.01.2022.
Në bazë të këtyre kritereve:
1. Kandidatët, duhet të jenë diplomuar në Programet e Integruara të Studimit të Ciklit të Dytë, në Arkitekturë, ose në Programet e Studimit të Ciklit të Parë, dhe/ose të Ciklit të Dytë në Arkitekturë dhe Inxhinieri Ndërtimit (Inxhinier Ndërtimi).
2. Kandidatët, të cilët janë diplomuar jashtë vendit në programet e studimit të përmendura më sipër, duhet të kenë kryer njësimin e diplomës pranë ministrisë përgjegjëse për Arsimin e Lartë të shtetit Shqiptar.
Kandidatja, e cila i është drejtuar emisionit investigativ:
1. Është diplomuar në Arte Pamore (Grafikë) nga Akademia e Arteve të Bukura, në Firence, Itali më 17.03.2017. Komisioni i vlerësimit ka vendosur që kandidatja nuk plotëson kriteret 1 dhe 2, pasi formimi i saj është Arte Pamore, Grafikë bazuar kjo në vërtetimin e njohjes dhe njehsimit të diplomës nga QSHA.
2. Është lejuar të aplikojë në sekretarinë mësimore pas këmbënguljes së saj që shqyrtimi i dosjes të kryhej nga komisioni i vlerësimit. Sqarojmë që procesi i aplikimit është krejt i ndryshëm nga procesi i regjistrimit, i cili kryhet pasi kandidati shpallet fitues nga komisioni i vlerësimit.
3. Ka dorëzuar dokumentet e aplikimit me mangësi. Në dosjen e aplikimit mungon kopja e diplomës së njehsuar me origjinalin dhe suplementi i diplomës, dokumente këto të cilat kërkohen sipas Kreut IV/4, pika 8 dhe 9 të Udhëzimit të MAS nr.17 datë 30.7.2019.
Aplikantja ka dorëzuar vetëm fotokopje të njehsimeve të diplomës Bachelor me 184 kredite dhe fotokopje të njehsimeve të diplomës/dëftesës e shkollës së mesme me notë mesatare të të gjitha viteve 7.26.
Kandidati i dytë fitues i përmendur në emisionin investigativ, zotëron një diplomë Master i Shkencave në Arkitekturë nga Fakulteti i Shkencave të Aplikuara dhe Ekonomike (Albanian Universityiv) në përputhje të plotë me kriteret e pranimit. (bashkëngjitur diploma e rastit në fjalë).
Gjejmë rastin të sqarojmë se programi i studimit Master Profesional RESTAURIM MONUMENTESH KULTURE (MPRMK) është thellësisht teknik, merret me restaurimin e objekteve ndërtimore e për rrjedhoje kërkon formim në programe politeknike. Ky program studimi është i ndryshëm nga programet e tjera të cilat lidhen me restaurim i artit pamor dhe ikonave.
Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës, Universiteti Politeknik i Tiranës, beson në mirëkuptimin e këtij qëndrimi dhe e konsideron median si partnere të rëndësishme në funksion të transparencës dhe të rritjes së besimit të publikut tek institucionet e arsimit të lartë.
DEKANATI
Momente nga shpallja e Fituesve të Konkursit për Diplomën më të Mirë, me titull “Ndërto të Ardhmen 2023” në Expocity Albania, datë 27.10.2023.
Gjeni më poshtë orarin mësimor, semestri I, java IV, viti akademik 2023-2024:
Gjeni më poshtë listat paraprake të Atelieve të Diplomave, Departamenti i Arkitekturës: