Defensive Architecture of the Mediterranean | FAU UPT
Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës
Universiteti Politeknik i Tiranës

The papers presented at the conference FORTMED_2024_TIRANA have been published in the two volumes of the Defensive Architecture of the Mediterranean series (vol. XVI & XVII) co-edited from Universiteti Politeknik i Tiranës and edUPV (Universitat Politècnica de València). These two books follow the 15 volumes published in previous conferences. The complete series of publications, including Vol. XVI and Vol. XVII can be downloaded in electronic format at: https://www.fortmed.eu/index_en.html

Njoftohen të gjithë studentët e FAU se, duke nisur nga data 16 Tetor 2023, fillon aplikimi sipas formularëve, shoqëruar me dokumentacionin provues të tyre, dorëzuar nga studenti në zyrën e financës për bursë financiare dhe përjashtim nga tarifa vjetore e shkollimit për vitin akademik 2023-2024, për kategorinë “student në nevojë”.

Pagesa e bursës financiare për studentët perfituës që aplikojnë brenda datës 20 Nëntor 2023, do jetë që nga data e regjistrimit të tyre dhe për aplikimin pas datës 20 Nëntor 2023 pagesa e bursës financiare do jetë nga muaji pasardhës i aplikimit.

Njoftohen të gjithë studentët e FAU se, duke nisur nga data 16 Tetor 2023, fillon aplikimi sipas formularëve, shoqëruar me dokumentacionin provues të tyre, dorëzuar nga studenti në zyrën e financës për bursë financiare dhe përjashtim nga tarifa vjetore e shkollimit për vitin akademik 2023-2024, për kategorinë “student në nevojë”.

Pagesa e bursës financiare për studentët perfituës që aplikojnë brenda datës 20 Nëntor 2023, do jetë që nga data e regjistrimit të tyre dhe për aplikimin pas datës 20 Nëntor 2023 pagesa e bursës financiare do jetë nga muaji pasardhës i aplikimit.

Në kuadër të programit Erasmus + dhe marrëveshjes KA1 bilaterale, është hapur thirrja për mobilitete për studentët e Universitetit Politeknik të Tiranës, Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës, Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike, Fakulteti i Teknologjisë së Informacionit, në Anhalt University of Applied Scienties, Gjermani.

Informacionin në lidhje me mënyrën e aplikimit, dokumentacionin dhe afatet kohore e gjeni në dokumentin më poshtë:

Afati i dorëzimit të dokumentacionit është 19 Dhjetor 2023.

Projekti Master Erasmus Mundus – Bioref është një program master 2-vjeçar, që jepet bashkërisht nga Université de Lille – Francë, Cracow University of Technology (AGH) – Poloni, University of Bari Aldo Moro – Itali dhe University of Technology of Troyes (UTT) – Francë.

Projekti Bioref akordon bursa të plota për studentë nga Shqipëria. Bursa mbulon shpenzimet e udhëtimit, kostot e akomodimit dhe një pagë mujore të jetesës për kohëzgjatjen e programit master.

Studentët e interesuar mund të ndjekin një diplomë masteri, tërësisht në anglisht, në katër universitete të vendeve të BE – së.

Për informacion të plotë mbi projektin Bioref, dokumentacionin, mënyrën e aplikimit dhe afatet kohore e gjeni te link- et më poshtë.

Bioref European Master – https://master-bioref.eu/

Facebook: https://www.facebook.com/biorefmaster

LinkedIn: https://fr.linkedin.com/company/biorefmaster

Online information session November 29, 2023: https://framaforms.org/bioref-european-master-online-information-session-1669906724

FTESË  

Qendra për Hapje dhe Dialog (COD) në Kryeministri, ka nderin dhe kënaqësinë e veçantë të ftojë studentë të Fakultetit të Arkitekturës dhe Urbanistikës të marrin pjesë në takimin e dytë të ciklit të takimeve ”Kryearkitektët”, me temë:  

“Godinat industriale”, vlerat dhe potencialet, më 30 nëntor, në orën 17:30, në Sallën e “Biblotekës së Kryeministrisë”, COD.  

“Kryearkitektët” është një projekt i ndërmarrë nga Qendra për Hapje dhe Dialog (COD) në bashkëpunim me Shoqatën e Arkitektëve të Shqipërisë (SHASH). Ky projekt ka për qëllim zhvillimin e një cikli takimesh të përmuajshme me fokus Arkitekturën dhe kontributet e panjohura për brezat e rinj apo për vetë publikun e gjerë.  

Takimi i dytë i këtij cikli takimesh do të ketë në fokus ”Godinat Industriale”, një evidentim historik i përmbajtjes së vlerave arkitektonike në të gjithë Shqipërinë, ku një panel të ftuarish profesionist do të zhvillojnë një prezantim mes arkitektëve dhe studentëve mbi vlerat dhe potencialet që këto godina përmbajnë.  

Universiteti Politeknik i Tiranës, shpall 2 (dy) vënde pune për personel ndihmësakademik pranë Fakultetit të Arkitekturës dhe Urbanistikës si më poshtë:

  • 1 (një) vend pune për personel ndihmësakademik në pozicionin “Kryesekretare mësimore” në Fakultetin e Arkitekturës dhe Urbanistikës
  • 1 (një) vend pune për personel ndihmësakademik në pozicionin “Laborant” në Departamentin e Urbanistikës

Afatin dhe kriteret e aplikimit i gjeni në dokumenti më poshtë:

Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës
Universiteti Politeknik i Tiranës
Rr. Muhamet Gjollesha, 54, Tiranë

tel/fax: +355.(0)4.2229045
info@fau.edu.al

Evolve Web Agency

Evolve Web Agency