Orari i perditesuar 2017-2018 / Semestri pare | FAU UPT
Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës
Universiteti Politeknik i Tiranës

29 Aug 2017 - Renditja RAUNDI 1

RENDITJA E APLIKANTEVE NE RAUNDIN E PARE

Renditja e aplikanëtëve për programet e studimit ofruar nga FAU për vitin akademik 2017-2018 Raundi 1

Për kuotat dhe procedurat e pranimit dhe transferimit të studimeve në vitin akademik 2017 – 2018 klikoni më poshtë:

Kuotat, pranimet dhe transferimet (link)

Filloi përzgjedhja e studentëve të rinj në FAU. Këtë vit akademik kemi rreth 3750 aplikime nga maturantët për tre programet e studimit të ofruara për ta. Në raport me vitin e kaluar, programet e studimit në arkitekturë dhe urbanistikë kanë pasur një rritje të kërkesës me 105 aplikime, ndërsa dega e re Bachelor në Arkitekturë Interieri dhe Dizajn ka pasur mbi 900 aplikime.

Në vitin akademik 2017-18, në FAU do të pranohen 125 studentë në degën Arkitekturë, 70 në degën Urbanistikë dhe 35 në Arkitekturë Interieri dhe Dizajn. 

Për procedurat e pranimit dhe transferimit të studimeve në vitin akademik 2017 – 2018 referojuni udhëzimeve të mëposhtme:

Aplikimet dhe Regjistrimi: Udhëzimi 15 i MAS, Dt. 19.05.2017 (pdf)

Programet e dyta të studimit dhe Transferimet: Udhëzimi 18 i MAS, Dt. 16.08.2017 (pdf)

Kriteret e pranimit: Vendimi 1 i Senatit të UPT, Dt. 27.01.2017 (pdf)

Kuotat e pranimit në FAU: 

Cikli i parë:

  • Arkitekturë Interieri dhe Dizajn – Total 35 Kuota / Të rregullt 30 / P. i Dytë 1 / Troje 4

Programe studimi të integruara të ciklit të dytë:

  • Arkitekturë Profili Arkitekt – Total 125 Kuota / Të rregullt 105 / Transferime 3 / P. i Dytë 5 / Troje 8 / Të huaj 1 / Kategori të tjera 3
  • Arkitekturë Profili Urbanist – Total 70 Kuota / Të rregullt 55 / Transferime 3 / P. i Dytë 3 / Troje 6 / Kategori të tjera 3

Cikli i dytë:

  • Master Profesional në Restaurim Monumente Kulture – Total 50 Kuota / Të rregullt 10 / P. i Dytë 30 / Troje 8 / Të huaj 2

Cikli i tretë:

  • Studime doktorate (arkitekturë, urbanistikë, restaurim) – Total 12 Kuota / Të rregullt 10 / Troje 2

Gjithsej për vitin akademik 2017-2018

  • 210 studentë të rregullt
  • 6 transferime
  • 39 studentë në programe të dyta studimi
  • 28 studentë nga trojet shqiptare jashtë kufirit (Kosovë, Maqedoni, Mali i Zi, Preshevë, Bujanovc, Medvegjë)
  • 3 shtetas të huaj
  • 6 studentë që i përkasin kategorive të veçanta (aftësi të kufizuara, jetimë, romë dhe egjiptianë)

01 Aug 2017 - Orari i Provimeve

Shkarkoni në linkun e mëposhtëm orarin e provimeve për sesionin e vjeshtës 2016-2017 për programet e studimit Master i Shkencave në Arkitekturë, Profili Arkitekt dhe Urbanist:

Suksese!!!

UNDER PRESSURE – Facts of socialist architecture in Albania

poster small

Arkitektura e periudhës së komunizmit në Shqipëri vendoset për herë të parë nën fokusin e një audience ndërkombëtare, përmes ekspozitës “Under Pressure – Facts of socialist architecture in Albania”, e hapur në Venecia, Itali, prej 27 qershorit deri më 21 korrik 2017. Ekspozita është vazhdë e një pune kërkimore 3-vjeçare të Universitetit Politeknik të Tiranës që synon të hapë debatin rreth trysnisë dhe projektimit, ideologjisë dhe arkitekturës, në një nga realitetet me te izoluara komuniste në bote. Universiteti i Venecias, IUAV, ka mbështetur dhe mirëpritur ekspozitën, duke shfaqur interes e duke inkurajuar debatin mbi realitetin e panjohur të arkitekturës shqiptare.

Të pranishëm në ceremoninë e çeljes ishin Andrea Maliqari Rektor i Universitetit Politeknik të Tiranës dhe Alberto Ferlenga, Rektor i Universitetit të Venecias IUAV. Të dy rektorët e vlerësuan ekspozitën dhe e konsideruan atë si një hap përpara në forcimin e bashkëpunimit mes universiteteve përkatëse.

Ekspozita është një përpjekje për te portretizuar realitetin e Shqipërisë komuniste duke përdorur arkitekturën si mjet deshifrues. Ajo fton vizitorin të lexojë një rrëfim i cili nuk shfaqet as kronologjik dhe as i ndërtuar mbi fakte të renditura. Të zhvilluarit të një linje-narrativë, në thelb, do të ofronte një perspektivë personale të autorëve. Materiali i ekspozuar ka për qellim të neutralizojë çdo nivel të mundshëm para-interpretimi, duke e nxitur vizitorin në rrugëtimin e tij personal, në eksplorimin dhe perceptimin e një konteksti të panjohur.

Tema e përgjithshme e ekspozitës mbetet ilustrimi i formave të shumta të dialogut të vendosur mes arkitekturës dhe pushtetit, duke evidentuar një dikotomi, e cila pasqyrohet në procesin krijues të arkitektit. Duke kaluar në një nivel më kontekstual lind pyetja: Si u ndikua arkitektura në Shqipëri nga trysnia e kohës, e cila më së shumti modelohej nga propaganda dhe ideologjia komuniste? Përgjigjja vjen përmes një kolazhi episodesh që nxjerrin në dritë pjesëza realitetesh të deformuara, të përthyera apo të mbivendosura. Tetë etyde ilustrojnë mozaikun: Ideologjia dhe projektimi, Qasja dhe imazhi, Tipizimi, Parafabrikimi, Disidenca (?), Ateizmi, Forma Kombëtare dhe Arkitektura si mjet komunikimi.

Përmes këtyre etydeve tematike bëhet e lexueshme se si në mjaft raste arkitektura transformohet në një mjet që mundëson komunikimin mes pushtetit dhe qytetarit. Entitetet arkitektonike apo urbane kthehen ne skena mbi të cilat propaganda materializohet në formë apo hapësirë dhe ku ideologjia modelon vazhdimisht botëkuptimin artistik.

image4

IMG_0284

Një ekspozitë nga: Gjergji Islami, Denada Veizaj, Gjergj Thomai, Enrico Fontanari

Koncepti dhe dizajni grafik: Ana Pekmezi

Nën kujdesin e veçantë të: Andrea Maliqari, Rektor i Universitetit Politeknik të Tiranës

Mbështetur nga: IUAV, Universiteti i Venecias Universiteti Politeknik i Tiranës, Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës, Arkivi Qendror Teknik i Ndërtimit

Morën pjesë në ceremoninë e çeljes: Alberto Ferlenga, Rektor i IUAV; Andrea Maliqari, Rektor i UPT; Enrico Fontanari, IUAV; Gjergji Islami dhe Denada Veizaj, UPT; Gjergj Thomai drejtor i AQTN

IUAV web (link)

Facebook event (link)

Fletëpalosje (pdf)

Poster (pdf)

Ditari i publikimeve (pdf)

 

 

FJALA E DEKANIT TE FAU NE CEREMONIN E DIPLOMIMIT

19 Dhjetor 2016

111Të dashur të diplomuar,

I dashur Prof. Andrea Maliqari, Rektori i Universitetit Politeknik të Tiranës;

Dekanë të nderuar;

Mysafirë të shquar;

Përgjegjës te Departamenteve dhe profesorë të FAU;

Te dashur prindër të të diplomuarve e miq të tyre.

Është privilegji im të përfaqësoj FAU-n në ceremoninë e diplomimit tuaj si arkitekt dhe urbanist te rinj ne këtë salle të ndërtesës së Rektoratit UPT qe është një simbol i Arsimit të Lartë në Shqipëri. Jam shumë i lumtur që jam këtu me ju në këtë rast të veçantë, dhe i kënaqur të them disa fjalë në lidhje me edukimin ne fushën e arkitekturës dhe urbanistikes, si dhe fillimin e jetës tuaj profesionale.

Ju jeni brezi i 42-te i arkitektëve të shkolluar në Universitetin tone. Shkolla jone është e njohur për programin e saj të shkëlqyer profesional dhe shërbimin e saj te rëndësishëm ndaj vendit dhe komunitetit tone, për përgatitjen e arkitekteve te pasionuar e te vendosur në përmirësimin e jetës qytetare duke kontribuar në mirëqenien e shoqërisë.

Pas 47 vitesh histori FAU vazhdon të jetë lider i edukimit dhe kërkimit në arkitekturë e urbanistikë. Ky rrugëtim përbën sot edhe pikën më të forte i shkollës sonë te Arkitekturës dhe Urbanistikes, mbi të cilën është ndërtuar reputacioni dhe është fituar besueshmëria. Gjatë këtyre viteve, një grup i madh profesorësh u mblodhën në Universitetin e Tiranës dhe më pas në Universitetin Politeknik të Tiranës për të ndërmarrë këtë mision i cili vazhdon me përkushtim edhe sot.

Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës me programet në të tre ciklet e studimit, Bachelor në Arkitekturë Interieri dhe Dizajn, Master i Shkencave  në degën Arkitekturë dhe Urbanistikë, Master Profesional në Restaurimin e Monumenteve të Kulturës  si dhe Doktoraturë, është sot ndër më të kërkuarit nga studentët, jo vetëm për kërkesat që ka tregu i punës, por edhe për kualitetin e programeve që ofron. Në këto programe studimi gërshetohen më së miri përvoja dhe eksperienca mësimore dhe shkencore e kësaj shkolle që nga themelimi i saj, me eksperiencën dhe përvojën e përparuar evropiane dhe më gjerë, të shprehura në implementimin e plotë të Kartës së Bolonjës.

Për shkak të tipareve te programeve tona, studentët më të talentuar janë tërhequr këtu – studentët e tillë si ju.

Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës ndihet sot krenar dhe mjaft i nderuar në përmbushjen e misionit të tij tepër të rëndësishëm të përgatitjes dhe diplomimit të mbi 1200 arkitektëve dhe urbanistëve, numër te cilit i shtoheni dhe ju.

Këtë vit akademik diplomohen 101 studentë (80 diplomant ne MSc në Arkitekturë, 21 diplomant ne MSc. në Urbanizëm dhe 7 Doktorant. Ky është një numër i jashtëzakonshëm i mendjeve të ndritura dhe të trajnuara mirë të cilët, së bashku, mund të udhëheqin rrugën e arkitekturës / urbanizmit dhe shoqërisë.

Në emër të FAU të Universitetit Politeknik të Tiranës, më lejoni të shpreh urimet më të përzemërta për secilin prej jush që do të diplomohet sot, urime për diplomimin tuaj të suksesshëm, pas 5 vjet e më shumë të punës së vazhdueshme e të vështirë në FAU.

Urime, të diplomuar!

Urime, prindër, vajza, djem, kolege, dhe miqtë!

Edhe pse kjo është një festë e diplomimit tuaj, është, po ashtu, një festë për të gjithë ne në këtë sallë dhe më gjerë.

Sot, jemi mbledhur në këtë salle të UPT për të festuar arritjet tuaja të jashtëzakonshme. Ju keni arritur shumë gjatë kohës se studimit tuaj në FAU. Tani ju do të mbani një diplomë nga shkolla më e rëndësishme e Arkitekturës dhe Urbanistikes në Shqipëri dhe një nga shkollat e para të akredituar brenda dhe jashtë vendit.

Me fitimin e kësaj diplome, ju jeni rritur si individë, keni fituar një përvojë të re dhe keni hedhur themele te forta ne fushën e arkitekturës e urbanistikës si dhe  keni arritur kompetencë në zgjidhjen e problemeve që do të ju shërbejnë edhe në të ardhmen. Ju jeni të përgatitur mirë për të krijuar risi dhe rezultate te shkëlqyera, të bashkëpunoni në të gjithë fushat për të trajtuar disa nga sfidat më të mëdha të vendit.

Ju do të na bëni krenarë!

Kjo është dita juaj! Në këtë moshë të rritjes, zhvillimit dhe transformimit, vendi ynë ka nevojë të madhe për profesionist të rinj me vizione të freskëta, entuziazëm dhe energji.

Që tani ju jeni të gatshëm dhe të etur për të lënë FAU dhe për të filluar ushtrimin e profesionit tuaj në praktikë. Siç e dini, Shqipëria ka nevojë për profesionistë të rinj të cilët mund të luajnë role të ndryshme në marrjen e përgjegjësive të mëdha në sektorë të ndryshëm të vendit. Ju keni hyrë në një rrugë ku ka mundësi të ndryshme, por edhe një rrugë që kërkon durim tuaj, karakterin dhe vendosmërinë. Mendjet sipërmarrëse janë të nevojshme në nxitjen mentalitetin krijues në treg. Sektori i ndërtimit ka nevojë për profesionistë të kualifikuar me aftësitë e duhura.

Vendimmarrësit, administratorët e pushtetit qendror dhe lokal duhet të kuptojnë rendësin e punësimit të specialistëve të përgatitur si ju. Ata që mendojnë për çështjet e zhvillimit te qëndrueshëm urban dhe ata që të shkojnë përtej te ndërtuarës duke kërkuar në të ardhmen e zonave rurale janë ende për të dalë nga ju. Ju keni një të ardhme të ndritur shumë aspekte para jush, nëse ju jeni të gatshëm për të dhënë atë njëqind për qind.

Ka shumë fusha të praktikës dhe hulumtimeve që janë ende për t’u eksploruar dhe pushtuar me ekspertizën tuaj në këtë vend. Ju keni vënë ne dispozicion të gjitha energjitë tuaja për të studiuar në këto vite. Tani është koha për të praktikuar dhe zhvilluar atë që keni mësuar në botën profesionale të arkitekturës, urbanistikës dhe disiplinave të tjera në këtë kulm të rritjes, zhvillimit dhe transformimit të Shqipërisë.

Është koha të pyesni se çfarë mund të bëni ju për vendin tuaj në këtë epokë me dritëz shprese për të kapërcyer tranzicionin e tej zgjatur në përgjithësi, dhe për të ndërtuar një komb që mund të jetë një model për rritjen dhe prosperitetin.

Unë do të doja të përfitoj nga ky rast të falënderoj pedagogët tuaj, të cilët kontribuuan në zhvillimin tuaj si profesionistë dhe kanë të krijuar një mjedis të përshtatshëm për të mësuar, prindërit dhe familjaret, të cilët dhanë kontributin e tyre të çmuar dhe mbështetjen për të arritur aty ku jeni sot, dhe gjithë stafin mbështetës në FAU që dha më të mirën për të patur ambientet e mundshme të të mësuarit.

Faleminderit që zgjodhët FAU,

Ju falënderoj për rritjen tuaj së bashku me FAU-n

ju falënderoj që na sillni triumfet e shënuara nga sukseset që keni arritur tashmë, dhe ata që janë ende për të arritur.

Edhe një herë ju përgëzoj dhe shpresoj qe ju do të na bëni të gjithëve krenarë duke i dhënë më të mirën tuaj në ndërtimin e një Shqipërie më të mirë dhe të begatë.

Dekan i Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës

Prof. Dr. Florian Nepravishta

 

img_3498 img_3651 img_3519 img_3500 img_3486 img_3567 img_3571 15625643_10206749601693077_4651838306710870750_o 15585263_10206749648694252_7560045847130623497_o img_3664

10406638_1035487956508642_3725164228177117662_n

Jonida Meniku

Tema disertacionit: 

BASHKEPUNIMI NE PLANIFIKIM MIDIS AUTORITETEVE VENDIM – MARRESE DHE AKTOREVE TE TJERE”

Udhëheqës Shkencor: Prof. Dr. Andrea Maliqari

Zj. Jonida Meniku është diplomuar ne Fakultetin e Inxhinierisë se Ndërtimit,  Departamenti i Arkitekturës qe prej vitit 2006, vit ne te cilin ajo iu bashkua stafit akademik si personel i ftuar. Ajo ka një eksperience 10 vjeçare ne fushën e arkitekturës dhe urbanistikes dhe është angazhuar gjithashtu ne projektimin, supervizimin dhe konsulencën e një sere veprash publike, te financuara nga Delegacioni i Komisionit Evropian ne Shqipëri, Banka Botërore, UNDP etj,.

Qëllimi i këtij hulumtimi është për te zhvilluar një kornize alternative vlerësimi për hartimin studimeve urbanistike pjesore, ne investime publike, me pjesëmarrjen e komunitetit përkatës. Ky studim mund te shërbejë si një model inkurajimi për autoritetet publike (si bashkia, ose njësia administrative), ku jo vetëm merret ne konsiderate opinioni i pjesëmarrësve, opinione  tashme jo subjektive, por te matshme dhe konkrete, mbi bazën e te cilave duhet te nisi detyra e projektimit dhe hartimi i Termave te Referencës.

Qasja ne përzgjedhjen e metodës, e cila bazohet ne Logjiken Fuzzy dhe aplikimin e saj për here te pare ne Shqipëri, mund te kontrolloje dhe përcaktojë dy tipe marrëdhëniesh, e para marrëdhënien midis planifikuesit dhe zhvilluesit (sektori privat) dhe e dyta marrëdhënien midis planifikuesit dhe politikes, duke përfaqësuar zhvillimet ekonomike te “interesit publik”. Fuzzy ndihmon edhe mbron interesin publik nga zbatimi i ideve fundamentaliste dhe ideologjike (ne sensin politiko – ekonomik) por edhe shmang kontradiktat kur një grup interesi përpiqet te dominoje mbi tjetrin, gjithashtu mbron planifikuesin nga ndërhyrja e politikes dhe interesi privat.

Disertacioni është paraqitur dhe strukturuar në tetë kapituj. Kapitulli i pare jep një parantezë te kërkimit ku përcaktohen konteksti, përmbajtja, qëllimet dhe mjetet që janë përdorur gjatë hulumtimit. Gjithashtu, bëhet edhe një përshkrim i përmbledhur i metodologjisë së kërkimit si dhe strukturës së disertacionit.

Kapitulli i dyte vijon me rolin e autoriteteve vendimmarrëse ndër vite, aktorët, institucionet dhe raporti midis tyre. Në këtë kapitull ka një përmbledhje të historikut të zhvillimit të kësaj tipologjie si dhe një analizë të gjendjes së sotme të procesit.

Aspekte të politikave pjesëmarrëse ne kontekste te ndryshme, gjetjet dhe rezultatet e tyre, shërbejnë  ne kapitullin  e trete, si bazë për krijimin e modeleve,  vlerësimin dhe rritjen e  performancës ne projektet urbane-arkitektonike. Ne këtë kapitull disertantja, nëpërmjet analizimit te rastit studimor (Tirana), ka arritur qe te krijoj lidhjen organike midis  sfondit teorik, me tregun e punës, ku ajo ka asistuar si një aktore e drejtpërdrejtë.

Ne kapitullin e katërt analizohen çështje nga legjislacioni shqiptar, marrëdhëniet dhe  roli i aktoreve te ndryshëm, e drejta e pjesëmarrjes ne projekte zhvillimor si  dhe vendimmarrja për to.

Kapitulli i peste sjell një studim konkret mbi eksperiencat shqiptare ne procesin e bashkëpunimit, midis aktoreve publik dhe privat. Rast studimor Gjirokastra. Studimin e inteligjencës artificiale, Rregullatori Fuzzy, kuptimi dhe nocionet, si dhe rëndësia e aplikimit te tij lexohet qartazi ne kapitullin e gjashte.

Ngritja dhe simulimi i modelit, krahasimet, avantazhet dhe disavantazhet ne përdorimin e logjikes artificial, si dhe nxjerrja ne mënyrë te logjikshme e rezultateve te simulimit janë trajtuar ne një kapitull me vete nga autorja. ( kapitulli shtate)

Gjetjet dhe rekomandimet, nga njëra ane,  synojnë ne propozimet konkrete ndaj  gjendjes aktuale  te vendimmarrjeve. Ndërsa nga ana tjetër shërbejnë si një model inkurajimi për autoritetet publike (si bashkia, ose njësia administrative, entet e ndryshme, agjenci) si një përpjekje për te shëruar skeletin e shoqërisë sonë, ndërsa kjo evoluon dhe ndryshon çdo dite. Teza në pjesën e saj themelore është realizuar me një cilësi mjaft të arrirë dhe mendoj se i ka përmbushur më së miri objektivat e saj.

Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës
Universiteti Politeknik i Tiranës
Rr. Muhamet Gjollesha, 54, Tiranë

tel/fax: +355.(0)4.2229045
info@fau.edu.al

Evolve Web Agency

Evolve Web Agency