Listat paraprake të shpërndarjes së studentëve në atelietë e diplomave në Departamentin e Arkitekturës | FAU UPT
Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës
Universiteti Politeknik i Tiranës

Author Archives: admin Fau

Në kuadër të bashkëpunimit midis Universitetit Politeknik të Tiranës dhe Universitetit të Milanos, publikohet thirrja për mobilitet për studentë të Universitetit Politeknik të Tiranës, Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës, në Universitetin e Milanos (POLIMI).
Informacionin në lidhje me dokumentacionin dhe afatet kohore e gjeni në dokumentin e mëposhtëm:

Njoftohen të gjithë studentët e FAU se duke nisur nga data 3 Nëntor 2022, fillon aplikimi për Bursë Financiare dhe Përjashtimi nga tarifa vjetore e shkollimit për vitin akademik 2022-2023, për kategorinë “Student në nevojë” sipas formularëve të plotësimit, shoqëruar me dokumentacionin provues të tyre, dorëzuar nga studenti në zyrën e financës.

Pagesa e Bursës Financiare për studentët përfitues që apikojnë brenda datës 1 Dhjetor 2022, do jetë që nga data e aplikimit të tyre dhe për studentët të cilët aplikojnë pas datës 1 Dhjetor 2022, pagesa e Bursës Financiare do jetë sipas akteve ligjore në fuqi.

Universiteti Politeknik i Tiranës, shpall 3 (tre) vende pune për personel ndihmësakademik pranë Fakultetit të Arkitekturës dhe
Urbanistikës në pozicionet “Specialist IT”, “Sekretare Mësimore”, si dhe “Specialist i SBC, ALUMNI dhe Karrierës”.

Kriteret dhe afatet e aplikimit i gjeni në dokumentin e mëposhtëm:

Ky event u organizua nga FAU dhe Expocity, ku Union Bank ishte sponsor i Konkursit ”Ndërto të Ardhmen”, me pjesëmarrjen e studentëve të Fakultetit të Arkitekturës dhe Urbanistikës, ku çmimet u ndanë në ditën e tretë të panairit ” Build and Live Smart Expo 2022″ në Expocity Albania.
Çmimet ishin këto:
Vendi i parë
Fiona Nepravishta
Tema: Adaptim i ish Kombinatit Tekstil në Tiranë
Udheheqës: Prof. Alberto FERLENGA, Dr. Eled FAGU

Vendi i dytë
Gresian Shema
Underground Tirana – Projektimi i një qendre kulturore (Hub) duke eksploruar Underground Architecture (Groundscape)
Udheheqës: Prof.Asoc. Denada Veizaj

Vendi i tretë
Jani Toçi
Kompleks banimi social në Paskuqan, një qasje modulare eficiente dhe fleksibël në hapesirë dhe kohë
Udheheqës: Dr. Gjergj Islami

Çmimet e fituesve në vendet e para ishin:
600 € për klasifikimin e parë
400 € në klasifikimin e dytë
200 € për vendin e 3-të
Juria shqyrtoi në mënyrë individuale propozimet dhe pas një pikëzimi të përgjithshëm mbi elemntët kyç të kompozimit nxorri edhe diplomat fituese.
Ajo ishte e perbere nga:
Prof. Dr. Armand Vokshi
Prof. Ascoc. Denada Veizaj
Doriana Bleta
Dr. Jonila Prifti
Dr. Irina Branko
Dr. Entela Daci
Petrit Hazbiu
Fatlinda Murthi

Fau falënderon përzemërsisht Expocity dhe Union Bank për sponsorizimin e këtij Konkursi, me dëshirën për ta bërë edhe më mirë vitin e ardhshëm.

#UnionBank #JetoPlotësisht #sponsorship #supportstudents #SmartCities #architecture #competition #awardsceremony
Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës
Universiteti Politeknik i Tiranës
Rr. Muhamet Gjollesha, 54, Tiranë

tel/fax: +355.(0)4.2229045
info@fau.edu.al

Evolve Web Agency

Evolve Web Agency