01 Sep 2016 - Apply for Master in Conservation of Cultural Monuments
Hapet në FAU programi i ri i studimit
Master Profesional në RESTAURIM MONUMENTESH KULTURE,
i pari program i këtij lloji në Shqipëri. Ky program do të zhvillohet në qytetin e Korçës, është me kohë të plotë, me kohëzgjatje të rregullt 1 vit akademik (60 ECTS – 24 javë). Programi zhvillohet në bashkëpunim me Institutin e Monumenteve të Kulturës, Institutin Arkeologjik, me universitetet e huaja partnere të FAU dhe me Bashkinë Korçë.
Gjithsej për vitin akdemik 2016-2017 do të pranohen 50 studentë.
8 kuota janë të rezervuara për studentët e Republikës së Kosovës dhe studentët me kombësi shqiptare nga Mali i Zi, Maqedonia, Presheva, Medvegja dhe Bujanovci.
Progami parashikon kuota edhe për shtetas të huaj.
Për studentët mundësohet akomodimi pranë konvikteve studentore në qytetin e Korçës.
Mund të aplikojnë:
– Studentët që kanë një diplomë 5 vjeçare në Arkitekturë / Urbanistikë
– Studentët që kanë një Master (profesional ose shkencor) apo diplomë 5 vjeçare në Inxhinieri Ndërtimi
– Studentët që kanë një Bachelor në Arkitekturë
– Studentët që kanë një diplomë të ngjashme me programet e mësipërme dhe / ose të përputhshme me natyrën e Masterit (do të vlerësohen rast pas rasti nga komisioni)
-Studentët që kanë mesatare të studimeve (bachelor / master i ntegruar) mbi 7.
Aplikimet mund të kryhen pranë sekretarisë mësimore në FAU në datat 07 Tetor – 12 Tetor 2016. Dokumentacioni i nevojshëm është:
-Kërkesë për regjistrim
-CV e kandidatit
-Diploma dhe lista e notave bachelor / master (kopje e noterizuar)
Ata kandidatë që marrin diplomën bachelor në muajin tetor 2016 duhet të dorëzojnë dokumentacionin e pjesshëm (listë notash deri në atë moment) duke specifikuar në kërkesën e tyre edhe datën e pritshme të diplomimit.
Për info të mëtejshme mund të paraqiteni në FAU apo të na kontaktoni me email në info@fau.edu.al
15 Jul 2016 - New programs
Mbeshtetur në vendimin 144 dhe 145 të Këshillit të Akreditimit të Arsimit të Lartë, dt. 31.03.2016, si dhe në Urdhërat 190 dhe 191 të Ministrit të Arsimit dhe Sportit dt 22.04.2016, në Fakultetin e Arkitekturës dhe Urbanistikës do të hapen dy programe të reja studimi:
- Bachelor në Arkitekturë Interieri dhe Dizajn me kohë të plotë, me kohëzgjatje të rregullt 3 vite (180 ECTS). Ky program do të hapet në vitin akademik 2017-2018
- Master Profesional në Restaurim Monumentesh Kulture, me kohë të plotë, me kohëzgjatje të rregullt 1 vit (60 ECTS). Ky program do të hapet në vitin akademik 2016-2017
Për studentët e interesuar, procedurat e aplikimit do të publikohen në www.fau.edu.al dhe pranë fakultetit.
Në përfundim të procesit zgjedhor të datës 20.04.2016, si dhe të raundit të dytë të zgjedhjeve, u zgjodhën dhe u emëruan organet dhe autoritetet drejtuese të FAU si më poshtë:
Dekan i FAU
- Prof. Dr. Florian Nepravishta
Zv. Dekan i FAU
- Dr. Etleva Bushati
Përgjegjës i Departamentit të Arkitekturës
- Dr. Denada Veizaj
Përgjegjës i Departamentit të Urbanistikës
- Prof. As. Armand Vokshi
Përgjegjës i Departamentit të Restaurimit dhe Teknologjisë së Arkitekturës
- Dr. Endrit Tuzi
Anëtarë të senatit akademik
- Prof. Dr. Florian Nepravishta (Dekan)
- Prof. As. Lumturi Kapllani
- Prof. As. Armand Vokshi
- Dr. Denada Veizaj
- Andi Arifaj – Përfaqësues i studentëve
21 Mar 2016 - Elections in PUT
Në daten 16.03.2016 ka filluar procesi zgjedhor për autoritetet dhe organet drejtuese në institucionet publike të arsimit të lartë.
Këto zgjedhje do të zhvillohen më datë 20.04.2016.
Në vijim mund të shakrkoni Urdhërin e MAS dhe Rregulloren mbi organizimin e zgjedhjeve
09 Mar 2016 - Competition
28 Feb 2016 - Timetable for Second Semester 15-16
Shkarkoni orarin për semestrin e dytë 2015 – 2016
26 Feb 2016 - Thesis
Njoftohen të gjithë studentët diplomantë se afati i dorëzimit të formularëve të diplomës është dita e enjte dt. 03.03.2016. Dorëzimi bëhet në departament.
Formularët e aplikimit mund të shkarkohet në:
https://old.fau.edu.al/studentet/dokumente/
Temat orientuese për diplomat ndodhen të afishuara pranë departamenteve përkatëse.
Për më tepër, konsultoni rregulloren e diplomimit në:
https://old.fau.edu.al/fakulteti/dokumente/rregullorja-e-diplomimit/
18 Jan 2016 - Orari i provimeve
Shkarkoni orarin e provimeve për sesionin e dimrit 2016:
30 Dec 2015 - Collaboration protocol with the National Housing Agency




