Ekspozitë – Ndërtesa të bardha | FAU UPT
Faculty of Architecture and Urbanism
Polytechnic University of Tirana

Në datat 16 – 20 Dhjetor 2015, në Galerinë Kombëtare të Arteve, u zhvillua ekspozita

Ndërtesa të bardha – Arkitektura e spitaleve 1945-1990

posterKjo ekspozitë, është një tentativë për të kthyer vëmendjen në një kapitull të pashkruar të historisë së arkitekturës shqiptare; në trashëgiminë e realizmit socialist. Duke hedhur vështrimin në një periudhë në të cilën është ndërtuar shumë dhe për të cilën është folur pak, si dhe duke vlerësuar të thyer tabunë e përballjes me historikun e zhvillimit të vendit gjatë komunizmit, synohet të evidentohen vlerat arkitektonike e ndërtimore të periudhës 1945 – 1990.

Nisma është pjesë e një projekti kërkimor që po zhvillon Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës (UPT) në bashkëpunim me Arkivin Qendror Teknik të Ndërtimit. Njohja, dokumentimi, evidentimi, dhe studimi i veprave arkitektonike, urbane dhe ndërtimore të realizuara gjatë regjimit totalitar, janë objektivat kryesorë të projektit që ka filluar në vitin 2014. Ky kërkim, është një studim tipologjik i arkitekturës dhe mbështetet mbi traditën e shkollës shqiptare, e cila, ende sot, formimin e bazon në eksplorimin e tipologjive ndërtimore dhe funksionale. Pas ekspozitës së parë që fokusohej mbi Parafabrikatet (Banesat e Parafabrikuara – Histori me Beton, Prill 2015), këtë rradhë, vështrimi ndalet tek arkitektura e ndërtesave spitalore. Gjatë procesit të hulumtimit, janë shfletuar mbi 10 000 fletë projektesh, nga të cilat janë përzgjedhur materialet që paraqiten, në trajtën e një panorame analitike të ndërtesave më përfaqësuese dhe me veçori arkitektonike.

Ndërtesat e evidentuara përfaqësojnë rastet më të suksesshme të projektimit të spitaleve. Propozimet e hasura janë përgjithësisht interesante dhe, megjithëse mjaft të kufizuara në përbërësit ndërtimorë, zgjidhjet arkitektonike rezultojnë kreative dhe reaguese. Kemi zgjedhur të trajtojmë procesin e projektimit, si treguesi më i mirë për të pasqyruar qasjen ndaj problemit, krijimtarinë, metodologjinë si dhe mendimin apo frymën e kohës. Pikërisht, nëpërmjet projekteve, ne mund të kuptojmë reagimin e projektuesit brenda kontekstit, duke vlerësuar idetë dhe propozimet në përmbajtjen e tyre. Në këtë ekspozitë paraqiten projektet më të spikatura në krijimtari dhe kërkim arkitektonik, të cilat përfaqësojnë më së miri përpjekjet për një arkitekturë të lirë dhe komunikuese.

Ndër projektuesit kryesorë të ndërtimeve spitalore në periudhën 1945 – 1990, veçohen Skënder Luarasi, Mërgim Çano, Fredi Sallavaci, Faik Alimehmeti, Agim Myftiu, Adem Stërmasi etj. Janë pikërisht këta arkitektë që projektuan spitalet kryesore të cilat vazhdojnë ende sot të jenë infrastruktura bazë e sistemit shëndetësor në Shqipëri.

Fragmentet nga arkitektura e spitaleve të paraqitura në këtë ekspozitë, janë pjesë e një mozaiku më të gjerë arkitektonik, social, kulturor dhe politik. Nëpërmjet dokumentimit dhe njohjes së copëzave të këtij mozaiku, synohet të plotësohet gradualisht tabloja e një realiteti të mjegulluar, herë nga harresa dhe herë nga refuzimi i një të kaluare mbi të cilën mbështeten dhe zhvillohen strukturat e sotme urbane. Vështrimi tipologjik i arkitekturës shqiptare, në periudhën 1945 – 1990, vjen si nismë për të njohur vetveten përmes arkitekturës dhe për të hedhur dritë mbi trashëgiminë e një periudhe me shumë hije.

Ky projekt u përgatit dhe u kurua nga:

Gjergj Islami, Gjergj Thomai, Marsida Tuxhari

dhe

Albano Guma, Ana Pekmezi, Bruno Rama, Dardan Vukaj, Eris Lila, Rahel Belegu, Suada Muraku

Me mbështetjen e:

Universiteti Politeknik i Tiranës, Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës, Ministria e Zhvillimit Urban, Arkivi Qëndror Teknik i Ndërtimit, Instituti i Monumenteve të Kulturës, Galeria Kombëtare e Arteve

Njoftim për vendet e lira për personelin akademik të ftuar në programet që mbulon Departamenti i Arkitekturës për vitin akademik 2015-16.

Bazuar në shkresën Nr. 56 Datë 09.09.2015 “Për miratimin e procedurës së punësimit të personelit akademik të ftuar” vendet e lira për personelin akademik të ftuar në programet që mbulon Departamenti i Arkitekturës për vitin akademik 2015-16 janë si më poshtë:

  1. Bazat e Grafikes + Modelimit –                      2 pedagoge
  2. Bazat e Vizatimit (Projektimit)  –                    5 pedagoge
  3. Gjeometri Deskriptive 1,2  –                           1 pedagog
  4. Histori Arkitekture 1 –                                     2 pedagoge
  5. Element ndërtesash –                                     2 pedagoge
  6. Bazat e (Vizatimit) Projektimit  –                    2 pedagoge
  7. Histori Arkitekture 3 –                                     2 pedagoge
  8. Kompozim Analize Forme/Hapësire –             2 pedagoge
  9. Studio Arkitekture 1 –                                     6 pedagoge
  10. Studio Arkitekture 2 –                                     5 pedagoge
  11. Teknologji Arkitekture 3 –                               1 pedagog
  12. Studio Arkitekture 3 –                                     5 pedagoge
  13. Studio Arkitekture 4 –                                     4 pedagoge
  14. Teori Arkitekture/Urbanistike –                      1 pedagog
  15. Fizike Ambientale –                                         1 pedagog
  16. Projektim Ambiental –                                    3 pedagoge
  17. CAAD-Vizualizim Grafik 2 –                             1 pedagog
  18. Studio Arkitekture 5 –                                     3 pedagoge
  19. Studio Arkitekture 6 –                                     3 pedagoge
  20. Grafike Inxhinierike dhe Projektim Arkitektonik (MP) –   1 pedagog
  21. Adaptim Arkitektonik –                                    2 pedagog

 

Përgjegjësi i Departamentit

Prof. Asoc. Dr. Florian NEPRAVISHTA

1_fw(1)

4_fw

11150972_485886388244952_2296967779130351007_n

A momorandum of understanding has been signed on 11 September 2015 between the Faculty of Architecture of the Ondokuz Mayıs University and the Faculty of Architecture and Urbanism of the Polytechnic University of Tirana. The MoU has been signed by the deans Professor Derya Oktay and Professor Andrea Maliqari, and will enable the academic exchange between the two schools. The rectors of the two institutions have also signed an Erasmus + Bi-lateral Agreement. This agreement will enable the mobility for teaching and training and will support the development of relationships between the two universities and the two Faculties of Architecture in particular.
Following the courtesy visit and the official ceremony at Rector Prof. Hüseyin Akan’s office, Rector Prof. Jorgaq Kaçani, Chancellor Besmir Ali, Dean Prof. Andrea Mallqari and Vice Dean Gjergji Islami of Polytechnic University of Tirana paid a courtesy visit at Dean Prof. Oktay’s office at the Faculty of Architecture. Academic staff members Dr. Erhan Pancar, Cem Ayık and Nihan Ulusan were also present during the ceremony.

Source: http://mimarlik.omu.edu.tr/

Lista e fituesve dhe udhëzimi për regjistrimin e kandidatëve të shpallur fitues në universitetet publike për vitin akademik 2015 – 2016 / Raundi i Parë.

FITUESIT

UDHEZIMI I REGJISTRIMIT

Lista e fituesve dhe udhëzimi për regjistrimin e kandidatëve të shpallur fitues në universitetet publike për vitin akademik 2015 – 2016 / Raundi i Parë, Faza e dytë.

FITUESIT

05 May 2015 - May exam session

Për ti ardhur në ndihmë studentëve, UPT organizon sesionin e Majit sipas modaliteteve të mëposhtme:

Sesioni do të zhvillohet në periudhën 11-23 Maj

Numri maksimal i provimeve që mund të japë një student është 3

Studentët mund të bëjnë aplikimin per regjistrim online deri më 8 Maj ora 23.59 nepermjet llogarisë të tyre në “Sekretaria Mësimore Online”

Shlyerja e detyrimeve kryhet deri në datë 11 Maj

Studentët që rezultojnë jokalues në një lëndë nuk do të lejohen të futen në provimin e kësaj lënde gjatë sesionit pasardhës (sesioni i verës)

Dekanati FAU

Faculty of Architecture and Urbanism
Polytechnic University of Tirana
Rr. Muhamet Gjollesha, 54, Tiranë

tel/fax: +355.(0)4.2229045
info@fau.edu.al

Evolve Web Agency

Evolve Web Agency