Orari mësimor i përditësuar, java VI, viti akademik 2022-2023 | FAU UPT
Faculty of Architecture and Urbanism
Polytechnic University of Tirana

Në kuadër të bashkëpunimit midis Universitetit Politeknik të Tiranës dhe Universitetit të Milanos, publikohet thirrja për mobilitet për studentë të Universitetit Politeknik të Tiranës, Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës, në Universitetin e Milanos (POLIMI).
Informacionin në lidhje me dokumentacionin dhe afatet kohore e gjeni në dokumentin e mëposhtëm:

Njoftohen të gjithë studentët e FAU se duke nisur nga data 3 Nëntor 2022, fillon aplikimi për Bursë Financiare dhe Përjashtimi nga tarifa vjetore e shkollimit për vitin akademik 2022-2023, për kategorinë “Student në nevojë” sipas formularëve të plotësimit, shoqëruar me dokumentacionin provues të tyre, dorëzuar nga studenti në zyrën e financës.

Pagesa e Bursës Financiare për studentët përfitues që apikojnë brenda datës 1 Dhjetor 2022, do jetë që nga data e aplikimit të tyre dhe për studentët të cilët aplikojnë pas datës 1 Dhjetor 2022, pagesa e Bursës Financiare do jetë sipas akteve ligjore në fuqi.

Universiteti Politeknik i Tiranës, shpall 3 (tre) vende pune për personel ndihmësakademik pranë Fakultetit të Arkitekturës dhe
Urbanistikës në pozicionet “Specialist IT”, “Sekretare Mësimore”, si dhe “Specialist i SBC, ALUMNI dhe Karrierës”.

Kriteret dhe afatet e aplikimit i gjeni në dokumentin e mëposhtëm:

Faculty of Architecture and Urbanism
Polytechnic University of Tirana
Rr. Muhamet Gjollesha, 54, Tiranë

tel/fax: +355.(0)4.2229045
info@fau.edu.al

Evolve Web Agency

Evolve Web Agency