PUBLIKOHEN PËRGJIGJET E TEZËS SË KONKURSIT TË PRANIMIT PËR KUOTAT E TRANSFERIMIT TË STUDIMEVE, CIKËL I DYTË STUDIMI, TROJEVE DHE SHTETASVE TË HUAJ

Të nderuar kandidatë pjesëmarrës në konkursin e pranimit për kuotat e transferimit të studimeve, cikël i dytë studimi, trojeve dhe shtetasve të huaj, gjeni bashkangjitur përgjigjet e sakta të pyetjeve të tezës:

Teza varianti 0

LISTA E FITUESVE TË KONKURIST TË PRANIMIT PËR KANDIDATËT NGA TROJET

Lista e kandidateve nga trojet per profilin Arkitekt
Lista e kandidateve nga trojet per profilin Urbanist
Lista e kandidateve nga trojet per profilin Interier dhe Dizajn

PROCEDURAT E REGJISTRIMIT, CREGJISTRIMIT DHE ANKIMIMIT

Më poshtë gjeni udhëzimin në lidhje me procedurat e regjistrimit, çregjistrimit dhe ankimimit në fakultet, raundi 1:

Procedurat-e-aplikimit-dhe-te-regjistrimit

FORMULA E LLOGARITJES SË PIKËVE TË KONKURSIT TË PRANIMIT

Të nderuar aplikantë,
Ju njoftojmë se listat e dala janë rezultat i formulës:

PIKËT TOTALE
(0.6 * MesVKM * Koef * 1000) + (0.4 * Ttesti * 100)

Pra nëse do të doni të bëni llogaritjen e pikëve tuaja duhet ti llogarisni:

A) MesVKM * Koefiçientin e shkollës
B) Pikët e testit të pranimit:
Testi ka 60 pyetje * 3 pikë = 180 pikë

I konvertuar për tu llogaritur në formulë për sistemin me 100 pikë është vepruar:

Testi = (PikëTesti * 100)/180
Psh: Nëse në test kanë marrë 61 pikë nga 180 pikë,
e konvertuar në sistemin me 100 pikë i takojnë 33.88888889
(61*100)/180 = 33.88888889

Aplikantët të cilët duan të shohin online fletën e tyre të përgjigjeve të testit, ju lutem na shkruani duke dërguar ID e maturantit në adresën e emailin: info@cleanscore.al

Ankimimet
Ankimimet do të jenë më datë 01.09.2022, ora 09:00 – 16:00 pranë Fakultetit të Arkitekturës dhe Urbanistikës.

Nisur nga eksperienca e viteve të shkuara, inkurajojmë të gjithë aplikantët poshtë vijës së kuqe që të mos nxitohen për tu regjistruar diku tjetër, por të presin me durim rradhën dhe ndryshimet që mund të sjellë zgjedhja e aplikantëve mbi vizën e kuqe të tanishme.

LISTA E REZULTATEVE TË PRANIMEVE NË FAU, VITI AKADEMIK 2022-2023

Ju lutem shkarkoni listal e rezultateve të pranimeve në FAU (UPT), për vitin akademik 2022- 23.

1- Për në programin e studimit MSHA – Profili Arkitekt kliko:
fau_ark_renditja

2- Për në programin e studimit MSHA – profili Urbanist kliko:
fau_urb_renditja

3- Për në programin  e studimit Bachelor në Arkitekturë Interieri e Dizajn kliko:
fau_diz_renditja

Këto rezultate janë derivat i bashkimit sipas formulës së mesatares tuaj dhe testit të pranimit.
 
Mirëpresim të gjithë fituesit të bëhen pjesë e FAU sipas kalendarit të shpallur më parë.
 
Falenderojmë të gjithë stafin akademik dhe administrativ që u impenjua në këtë proçes me shumë rëndësi të përzgjedhjes së studentëve të talentuar.
 
Një falenderim gjithashtu shkon për AADF (Albanian-American Development Foundation), i cili vijon të na mbështesë fuqishëm edhe këtë vit në këtë moment të veçantë.

PUBLIKOHEN PËRGJIGJET E TEZËS SË KONKURSIT TË PRANIMIT

Të nderuar kandidatë pjesëmarrës në konkursin e pranimit në Fau për vitin akademik 2022-2023,
gjeni bashkëlidhur përgjigjet e sakta të pyetjeve të tezës së dhënë.

Varianti-0

NJOFTIM MBI RREGULLAT QË DUHET TË RESPEKTOJNË KANDIDATËT GJATË KONKURSIT

Gjatë zhvillimit të testit kandidati duhet të respektojë rigorozisht këto rregulla:

Në sallën e testimit, kandidati qëndron ne vendin që i caktohet. Ky vend është i pandryshueshëm gjatë gjithë testimit.

Mbi tavolinë kandidati vendos dokumentin e identitetit (kartë identiteti ose pasaportë për jashtë shtetit). Në rast konstatimi të një personi të futur për një tjetër me dokumente identifikuese të testit, kandidati humbet përgjithmonë të drejtën për pranimi në një nga degët që ofron FAU, Universiteti Politeknik i Tiranës.

Testimi është individual. Nuk lejohet asnjë komunikim mes njeri–tjetrit. Pas dhënies së testit nuk lejohet asnjë sqarim lidhur me përmbajtjen ose me zgjidhjen e tij. Gjithçka të nevojshme kandidati do ta gjejë në test nëpërmjet formimit të pyetjeve të tij.

Përmbajtja e testit nuk duhet të kopjohet, fotografohet ose riprodhohet.

Ndalohet kategorikisht të bëhen shënime ose shenja të çfarëdo natyre në fletën e përgjigjeve të testit (çelesin e pergjigjeve) ose mbi barkodin e sekretimit. Kur shënimi vlerësohet si shenjë dalluese, Komisioni i Vlerësimit e s’kualifikon testin.

Nuk lejohet kategorikisht përdorimi i telefonave celularë, mjeteve audio-vizuale, aparateve fotografike etj.

Largimi nga testimi lejohet vetëm, pasi të jenë kryer proçeduat e verifikimit të kandidatit dhe sekretimi i dokumentacionit të tij.

Kandidati që përfundon testimin detyrimisht duhet të dorëzojë testin me sekretimin bashkëngjitur dhe të nënshkruajë në një listë përkatëse.

Shkelja e rregullave të mësipërme, çon në s’kualifikimin e kandidatit.

NJOFTIM MBI ZHVILLIMIN E KONKURSIT NË FAKULTETIN E ARKITEKTURËS DHE URBANISTIKËS

Fakulteti i Arkitekturës e Urbanistikës zhvillon Konkursin e Pranimit në programet e studimit:

• Master Shkencor në Arkitekturë (profili Arkitekt)

• Master Shkencor në Arkitekturë (profili Urbanist)

• Bachelor në Arkitekturë Interieri e Dizajn

Konkursi i pranimit zhvillohet në datën 23 Gusht 2022 në sallën e Pallatit të Kongreseve, Tiranë. Pjesëmarrësit në konkurs, ata që paraprakisht kanë bërë rregjistrimin për konkurs, (listat bashkalidhur këtij njoftimi) duhet të paraqiten në orën 10.00 për të filluar procedurën e hyrjes për në sallën ku do të zhvillohet Konkursi. Pjesëmarrësit në Konkurs duhet të kënë më vete mjet identifikimi (Kartë Identiteti ose Pasaportë). Pjesëmarrësit në Konkurs nuk duhet të kenë me vete telefon apo mjete të tjera elektronike. Pjesëmarrësit në konkurs nuk kanë nevojë të marrin me vete, asnjë mjet për të shkruar.

LISTA-ARK
LISTA-URB
LISTA-DIZAJN

LISTA E APLIKANTËVE PËR KONKURSIN E PRANIMIT 

Bashkangjitur gjeni listat e aplikantëve për konkursin e pranimit në FAU, profili Arkitekturë, Urbanistikë, Interier dhe Dizajn

Arkitekture
Urbanistike
Interier-dhe-Dizajn

KUJTESË PËR REGJISTRIM NË TESTIN E PRANIMIT DHE DATA E ZHVILLIMIT TË TESTIT

Regjistrimi për të marrë pjesë në testin e pranimit si dhe data e zhvillimit të testit, viti akademik 2022-2023.
Testi i Pranimit për programet e studimit të ofruara nga Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës do të zhvillohet më datën 23 Gusht 2022.
Programet e studimit në FAU për të cilat do të zhvillohet konkursi janë:
• Master Shkencor në Arkitekturë, Profili Arkitekt (5 vite, me kohë të plotë)
• Master Shkencor në Arkitekturë, Profili Urbanist (5 vite, me kohë të plotë)
• Bachelor në Arkitekturë Interieri dhe Dizajn (3 vite, me kohë të plotë)
Testi i pranimit do të jetë një test i vetëm për të tre programet e studimit të sipërpërmendura.
Regjistrimi i konkurentëve për në testin e pranimit në të gjitha programet e studimeve të ofruara në FAU do të bëhet pranë Sekretarisë Mësimore duke nisur nga data 8-11 Gusht 2022, nga ora 08:00-16:00. Regjistrimi në konkurs është me pagesë 3000 lekë. Kanë të drejtë të regjistrohen për në konkurset e pranimit vetëm kandidatët sipas listës së dërguar nga portali U-Albania.
Ju lutem ndiqni faqen tonë web dhe rrjetet sociale për cdo njoftim të ri.

DOKUMENTACIONI I NEVOJSHËM PËR REGJISTRIM NË TESTIN E PRANIMIT

Dokumentacioni që kërkohet për regjistrim në testin e pranimit:

  1. Fotokopje e kartës së identitetit (ku të shënohet nr. telefeoni dhe adresa e-mail)
  2. Kopje e noterizuar e diplomës dhe dëftesës të shkollës së mesme
  3. Dy fotografi personale
  4. Mandati i pagesës
    Shkarko mandatin:
    Mandat akretimi

Tarifa e regjistrimit për testin e pranimit është 3000 lekë.

KRITERET E PRANIMIT NË PROGRAMET E STUDIMIT

Kriteret-e-pranimit-ne-programet-e-studimit

KUOTAT E PRANIMIT

Kuotat-e-pranimit

PLANET MËSIMORE

Planet-mesimore

PROCEDURAT E APLIKIMIT DHE REGJISTRIMIT NË INSTITUCIONET E ARSIMIT TË LARTE, VITI AKADEMIK 2022-2023

Procedurat-e-aplikimit-dhe-te-regjistrimit-ne-Institucionet-e-Arsimit-te-Larte-viti-akademik-2022-2023

UDHËZUES MBI TESTIN E PRAMIMIT

udhezime per testin ne FAU_2022-2023_08.07.2022

MIRATIMI I DATËS SË ZHVILLIMIT TË TESTIT TË PRANIMIT

Miratimi i dates se zhvillimit te testit te pranimit

MIRATIMI I TARIFËS SË REGJISTRIMIT NE KONKURSIN E FAU 2022-2023

Miratimi i Tarifes se regjistrimit ne konkursin FAU 2022-2023

LISTA E APLIKANTËVE PËR KONKURSIN E PRANIMIT

Arkitekture
Urbanistike
Interier dhe Dizajn

Ju lutem shkarkoni listal e rezultateve të pranimeve në FAU (UPT), për vitin akademik 2022- 23:

1- për në programin e studimit MSHA – Profili Arkitekt kliko:

fau_ark_renditja_25.08.2022

2 – për në programin e studimit MSHA – profili Urbanist kliko:

fau_urb_renditja_25.08.2022_

3- për në programin  e studimit Bachelor në Arkitekturë Interieri e Dizajn kliko:

fau_diz_renditja_25.08.2022_

SUKSESE TE METEJSHME!Edit